Xheda apo Xhide (Arabisht: جدة Jeddah) është qytet në rajonin e Hixhazit në perëndim të Arabisë Saudite. Me një popullsi prej rreth 3 milion e gjysmë njerëz (që nga viti 2020), Xheda është qyteti më i madh në Provincën Meka,[1] i dyti më i madhi në Arabinë Saudite (pas kryeqytetit Riad), dhe i dhjeti më i madhi në botën arabe. Qyteti ndodhet në detin e kuq, rreth 75 kilometra në perëndim të Mekës.
Xhide
جدة Jeddah | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 3.976.000 |
{{{postal_code_type}}} | (5 shifrat duke filluar me 21; psh 21453) |
Faqja zyrtare | www.jeddah.gov.sa |
Gjeografia
Xheda ndodhet në rrafshinën bregdetare të Detit të Kuq të Arabisë Saudite (e quajtur Tihamah). Xheda shtrihet në rajonin e Tihama hixhaze (arabisht: تهامة الحجاز) i cili është në malet e ulta të Hixhazit. Historikisht, politikisht dhe kulturisht, Xheda ishte një qytet i madh i Vilajetit Hixhaz, Mbretëria e Hixhazit dhe entitetet e tjera politike rajonale sipas librave të historisë së Hixhazit. Xheda është qyteti i 100-të më i madh në botë për nga sipërfaqja e tokës.
Klima
Ndryshe nga qytetet tjera arabe, Xheda ka temperaturë të nxehtë gjatë stinë së dimrit, e cila mund të shkoj nga 15 °C në agim në 28 °C në pasdite. Vera është shumë e nxehtë, pasdite shpesh mund të jetë 43 °C dhe në mbrëmje bie në 30 °C. Temperatura më e ulët që është regjistruar ka qenë më 10 shkurt 1993 me temperaturë 9.8 °C. Temperatura më e lartë e regjistruar ka qenë më 22 qershor 2010 me temperaturë 52.0 °C.
Feja
Shumë qytetarë janë sunni, por ka gjithashtu myslimanë shi'a. Qytet ka mbi 1,300 xhamia. Ligji nuk lejon ndërtesa të feve tjera, libra, potrete dhe shprehje të besimit.
Edukimi
Sipas vitit 2005, Jeddah ka 849 shkolla private dhe shkolla publike për djem, ndërsa 1,179 shkolla private dhe publike për femra.
Binjakëzimet
- Barareh, Iran
- Gorzów Wielkopolski, Polonia
- Los Angeles, SHBA
- Adana, Turqia
- Almaty, Kazakistani
- Baku, Azerbajxhani
- Tebriz, Iran
- Karaçi, Pakistan
- Stamboll, Turqia
- Kazan, Rusia
- Marbella, Spanja
- Odesa, Ukraina
- Plovdiv, Bullgaria
- Shën Petersburgu, Rusia
Lidhje të jashtme
- Uebfaqja zyrtare (Arabisht)
- Uebfaqja zyrtare (Anglisht)
Referime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.