politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Javer Hurshiti, Hurshidi ose Hyrshiti (Afkazi, 1883 - Tiranë, 13 prill 1945) ka qenë nëpunës karriere, disa herë prefekt dhe ministër i shtetit shqiptar. U dënua me vdekje nga Gjyqi Special me ardhjen në pushtet të komunistëve.
Javer Hurshiti | |
---|---|
Kryetar i Bashkisë Gjirokastër | |
Në detyrë 1920–1924 | |
Ministër sekretar shteti i Kulturës Popullore | |
Në detyrë 12 shkurt – 28 prill, 1943 | |
Paraprirë nga | Mihal Sherko |
Pasuar nga | Hilmi Leka |
Zëvendësisht Ministër sekretar shteti i Drejtësisë | |
Në detyrë 12 shkurt – 28 prill, 1943 | |
Paraprirë nga | Anton Kosmaçi |
Pasuar nga | Anton Kosmaçi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1883 Afkazi, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 13 prill 1945 Tiranë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | nëpunës karriere |
Nënshkrimi | |
U lind në Afkazi të Kaukazit, i biri i një gjenerali osman dhe i një gruaje me gjasë nubiane.[1] Në viset shqiptare ka ardhur kur ishte 6 vjeç, i adoptuar nga Maliq pashë Libohova. Ndoqi shkollën fillore, Ruzhdijen dhe medresenë në Gjirokastër, ashtu si nxuri edhe me mësues privatë.[2] Më tej, shkollimin e lartë e ndoqi në Stamboll.[1]
Më 1920 - 1925 qe kryetar i bashkisë së Gjirokastrës. Më 1924 dhe më 1925 qe zëvendësisht prefekt në Gjirokastër. Më 1925 deri më 1936 u zgjodh deputet i po kësaj prefekture.[2] Më 1932 ishte edhe redaktor i të përkohshmes së pavarur Besa.[3]
Më 1929 qe delegat në Kongresin e Bektashijve. Më 1936 - 1939 qe caktuar si prefekt (i klasit të parë) në Shkodër.
Më 1940 - 1943 qe anëtar i Këshillit të Shtetit dhe më 1943 qe ministër sekretar shteti i Kulturës Popullore dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Drejtësisë. Më 1943 - 1944 qe inspektor i përgjishëm i Këshillit të Ministrave.
Më 13 prill 1945 u dënua me vdekje si "kolaboracionist" në Gjyqin Special dhe pushkatohet.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.