From Wikipedia, the free encyclopedia
Teknologjia e informacionit (TI), shpesh i njohur me shkurtesë në anglisht IT, është aplikimi i kompjuterëve dhe pajisjeve të telekomunikacionit për të ruajtur, marrë, transmetuar dhe manipuluar të dhënat,[1] shpesh në kontekstin e një biznesi apo ndërmarrje tjetër.[2] TI konsiderohet si nëngrup i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Në vitin 2012, Zuppo propozoi një hierarki të TIK ku secili nivel hierarkik "përmban një shkallë të bashkësisë në atë që ato janë të lidhura me teknologjinë që lehtëson transferimin e informacionit dhe llojet të ndryshme të komunikimit të ndërmjetësuar elektronikisht".[3] Biznesi dhe teknologjia e informacionit ishte një nivel i hierarkisë TIK.
Kështu i definuar, ky term më së miri integron elektronikën, telekomunikacionin, informatikën, Internetin dhe mediumet, kurse mund të përdoret në njëjës dhe shumës. Teknologjia e informacionit është tepër e rëndësishme në zhvillimin e biznesit.[4]
Që nga kohët e lashta njerëzit kanë përdorur teknologji. Prej teknologjisë së lashtë deri në atë moderne (në kohët e sotme). Teknologjia është gjëja që në kohët e sotme njerëzit e përdorin më së shumti, pra, shfrytëzojnë kohë më shumë në të. Por, nuk duhet të harrojmë se pavarësisht të mirave që na sjell interneti na sjell edhe të këqija. Për shembull, prej moshës së mitur ca famijë fillojnë të përdorin internetin pa kontrollin e prindërve. Fillojnë të shikojnë gjëra ose këngë të papërshtatsme për ta. Pas një kohe prindërit kuptojnë gabimin e tyre dhe shohin që fëmija i tyre tanimë është i varur nga teknologjia. Kjo nuk do të thotë se është i varur nga tekonologjia e duhur por nga ajo teknologji e papërshtatshme për fëmijët e tyre. Prandaj, edhe nëse mendojmë se teknologjia është diçka e duhur ta dimë se ajo është e duhur për ty vetëm nëse ti e shfrytëzon për gjëra të përshtatshme për ty. Nuk duhet të shfrytëzojmë shumë kohë në video, këngë etj. por t'i përqendrohemi më shumë mësimit ose ëndrrës sonë, sepse duke lexuar sa më shumë libra ka mundësi të mëdha për të zbuluar pasionin tonë. Librat të fusin në aventura të botës reale kurse interneti i papërshtatshëm vetëm që të fut në botën fallso. Tanimë kuptuam që pavarësisht që pasioni ynë është teknologjia apo gjë tjetër në lidhje me të, të shfrytëzojmë internetin duke hulumtuar për të.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.