From Wikipedia, the free encyclopedia
Imami (Arabisht: إمام imām, shumës: أئمة aʼimmah; Persisht: امام Emam) është një pozitë prijësie në fenë Islame. Përdoret nga myslimanët suni për t'iu drejtuar në përgjithësi si titull atij që i prin adhurimeve në xhami. Në këtë vështrim, imami është ai që i prin namazit, shërben si prijës i bashkësisë dhe mundësojnë orientim fetar. Kësodore, për sunitë kushdo që studion themelet e shkencave fetare islame mund të bëhet imam.
Për myslimanët shi'itë, imami është një pozitë e pagabueshme dhe umetit pas Profetit. Shi'itë e vlerësojnë të përshtatshëm përdorimin e këtij titulli vetëm për anëtarët e trashëgimtarët e Ehli Bejtit, familjes së profetit Muhammed. Në Shi'izmin e 12 Imamllarëve, të pagabueshmit janë 14, 12 prej të cilëve janë imamllarë dhe i trembëdhjetti është Imam Mehdiu që do të shfaqet në fundin e kohërave.
Tek synitët nuk ka imam të degës Islame siq kanë shiitët. Zakonisht nëpër hutbe udhëheqet nga ndonjë imam i emëruar. Në xhami, xhemati falen para imamit, ndërsa tek xhemati i femrave drejtohet nga imami (femër).
Dymbëdhjetë imamllarë besojnë se ata janë pasues dhe pasardhës së profetit Muhammed.
Dymbëdhjetë imamllarë janë:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.