Myhedin Arabiu (emri i plotë Abū ʿAbd Allāh Muḥammad ibn ʿAlī Muḥammad ibn ibnʿArabī al-Ḥātimī aṭ-Ṭāʾī أبو عبد الله محمد بن علي بن محمد بن عربي الحاتمي الطائي  korrik 1165 – 16 nëntor 1240), ishte dijetar, mistik, poet dhe filozof arab[1] andaluz.[2][3] Ndër ushtruesit e sufizmit njihet si Shaih ul-Akbar "mjeshtri më i madh",[4] dhe gjithashtu si një shenjtor.[5]

Fakte të shpejta Era ...
Ibën Arabi
Thumb
Ibn 'Arabī
EraEpoka e Artë Islame
Mbylle

Biografi

Ibn Arabi lindi në Murcia, Taifa e Murcia ditën e hënë, 26 korrik 1165. Babai i tij ishte nga fisi i Tayy dhe pretendonte prejardhje nga poeti legjendar arab Hatim et-Tai. Nëna e tij vinte nga një farë fisnike berbere me lidhje të forta në pjesën veriore të Afrikës.[6] Al-Arabi përmend dajën e tij, Jahja ibn Yughman, i cili ishte në një pikë princi i pasur i qytetit të Tlemcen, por e kishte lënë atë pozicion për t'iu përkushtuar një jete shpirtërore pasi u njoh me një mistik sufi.

Njihej me emrat ash-Shaih ul-Akbar (pra, "Shehu i Madh") dhe Muḥyiddin ibn Arabiut. Ai ishte gjithashtu i njohur si Shaikh-e-Akbar Mohi-ud-Din Ibn-e-Arebiut në Nënkontinent.[7]

Rinia

Thumb
Sevilje, ku Ibn Arabiu kaloi pjesën më të madhe të jetës dhe arsimimit të tij

Babai i tij, 'Ali ibn Muḥammad, shërbeu në ushtrinë e Ebu ʿAbd All-llahut. Kur Ebu ʿAbd All-llahu vdiq më 1172, 'Ali ibn Muḥammad beftazi u bë aleat me Sulltanin Almohad, Abū Ya'qūb Yūsuf I, dhe u bë një nga këshilltarët e tij ushtarakë.[nevojitet citimi] Familja e tij më pas u zhvendos nga Murcia në Sevilje.

Arsimimi

Stërvitja arsimore e Ibn Arabiut nisi në Sevilje më 1182. Shumica e mësuesve të tij ishin klerikë të periudhës Almohade dhe disa prej tyre mbanin postet e kadinjve dhe hatibëve.

Mjeshtri i tij shpirtëror në Fes ka qenë Mohammed ibn Qasim al-Tamimi.[8]

Në vitin 1200 , ishte në Marok ku mori dorë nga mjeshtri i tij Yūsuf al-Kūmī, që jetonte në fshatin Salé në atë kohë.

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.