Horasani
From Wikipedia, the free encyclopedia
Horosani ose Horasani i Madh (persisht: خراسان Xorāsān/Xorâsân) është rajon që shtrihet në verilindje të Persisë (Irani të sotëm).[1] Në kohërat para-islame dhe islame, termi "Horasan" ka pasur kuptim më të gjërë, duke mbuluar edhe pjesë të Azisë Qendrore dhe Afganistanit; ndërsa në disa raste u përdori si term për çdo gjë në lindje të Persisë perëndimore.[2]

Etimologjia
Emri "Horasan" rrjedh nga fjala e persishtes së mesme, gjuhë e folur në vitet 300–800, Khwarāsān (persishte e mesme: ), një fjalë e përbëre nga khwar (që do të thotë "diell") dhe āsān (nga fjala ājān, që do të thotë "të vijë"). Kështu fjala Horasan ose Horajan do të thotë "vendi ku ngritet dielli"[3] ose "lindja".[4] Fjala persiane Hāvar-zamīn (Persisht: خاور زمین) që do të thotë "vendi lindor", është përdorur si sinonim.[5]
Rëndësia kulturore
Në të kaluar, Horasani i Madh kishte rëndësi kulturore në mesin e rajoneve tjera. Horasani mbetet rajon i kultures së Persisë. Shumë dijetarë vijnë nga Horasani, ata ishin Ahmed ibn Hanbeli, Imam Buhariu, Ebu Hanife, Imam Myslimi, Ebu Davudi, Imam Tirmidhiu, en-Nasa'i, El-Gazaliu, Imam Maturidiu, Imam Xhuvajni, Fahr ed-Din er-Raziu dhe të tjerë. Shejh Tusi, ez-Zamahshari dhe një dijetarë i shiave gjithashtu kanë jetuar në Horasan.
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.