From Wikipedia, the free encyclopedia
Historia e botës është historia e njerëzimit (Homo sapiens), nga kohët më të hershme në të sotmen, në të gjitha vendet e Tokës. Ajo nuk përfshin historinë natyrore jo-njerëzore dhe historinë gjeologjike, përveçse kur bota natyrore ka ndikuar thellë në jetët njerëzore. Historia botërore përfshin studimin e burimeve të shkruara, nga kohët e lashta e më tej dhe njohuritë shtesë të përftuara nga burimet jetësorea, të nxjerra nga arkeologjia. Historia faktuale e antikitetit[1] fillon me shpikjen, në vendndodhje të ndryshme e të palidhura në Tokë, të shkrimit, që mundësoi transmetimin e kujtimeve dhe dijeve të sakta për shumë kohë.[2][3] Megjithatë, rrënjët e qytetërimit gjenden përpara shkrimit — në parahistorinë e njeriut.
Parahistoria njerëzore fillon në Paleolit, ose Epokën e Hershme Gurit. Gjatë Neolitit (Epokës së Re të Gurit) Revolucioni Bujqësor ndërmjet viteve 8500 dhe 7000 para Krishtit në Gjysmëhënën Pjellore (Mesopotami), njerëzit filluan zbutjen sistematike të kafshëve e bimëves — bujqësinë.[4][5][6] Bujqësia u shpërnda në rajonet fqinje dhe gjithashtu u zhvillua pavarur në rajone të tjera, derisa shumica e njerëzve jetonin si bujq në vendbanime të përhershme.[7] Siguria relative dhe prodhimtaria në rritje që I dha punimi I tokës njeriut lejoi rritjen e këtyre komuniteteve. Ato u rritën me kalimin e kohës në njësi edhe më të mëdha bashkë me evoluimin e mënyrave më efektive të transportit.
Ushqimi me tepricë solli edhe ndarjen e punës, shfaqjen e një klase të sipërme (që nuk punonte) dhe zhvillimin e qyteteve e kësisoj qytetërimit. Ndërlikimi në rritje I shoqërive njerëzore kërkonte sisteme të mbajtjes së të dhënave e llogaritjesh, që çuan në shkrimin e parë.[8]
Qytetërimet e para u zhvilluan në buzë të lumenjve e liqeneve që mbështesnin jetën. Në vitin 3000 para Krishti këto qytetërime ishin ngritur në Mesopotami (toka ndërmjet dy lumenjve Eufrat dhe Tigër) në Lindjen e Mesme ,[9] në buzë të Nilit në Egjipt[10][11][12] dhe në luginën e lumit Indus.[13][14][15] Qytetërime të ngjashme besohet të jenë shfaqur gjatë kësaj kohe edhe në lumenjtë e mëdhenj të Kinës, por provat arkeologjike për këtë janë më të pakta.
Historia e Botës së Vjetër (veçanërisht Europës) ndahet në Antikitetin, gjer më 476 pas Krishtit; dhe Mesjetën,[16][17] nga shekulli I 5-të gjer më shekullin e 15-të, duke përfshirë edhe Rilindjen e hershme evropiane; Periudha e Hershme Moderne,[18] nga shekulli I 15-të gjer në fund të shekullit të 18-të, duke përfshirë edhe Epokën e Iluminizmit; dhe Periudha e Vonshme Moderne, nga Revolucioni Industrial gjer më sot, duke përfshirë edhe historinë e tanishme.
Në Evropë, rënia e Perandorisë Perëndimore Romake (476 pas Krishtit) konsiderohet kryesisht si fundi I Antikitetit dhe si fillimi I Mesjetës, gjatë së cilës (rreth vitit 1300) Rilindja evropiane[19][20] shfaqet. Në mesin e shekullit të 15-të shpikja e Johannes Gutenberg, ajo e shtypshkronjës,[21] revolucionarizoi komunikimin, duke I dhënë fund Mesjetës dhe duke hyrë në kohët modern dhe Revolucionin Shkencor.[22] Nga mesi I shekullit të 18-të, mbledhja e dijeve dhe rritja e teknologjisë arritën pikën kritike që startoi Revolucionin Industrial.[23]
Në pjesë të tjera të botës, në Lindjen e lashtë të Afërme,[24][25][26] në Kinën e lashtë,[27] Indinë e lashtë dhe kudo tjetër, historia u shpalos ndryshe, por në shekullin e 18-të, për shkak të tregtisë botërore në rritje dhe kolonizimit, historitë e shumë qytetërimeve njerëzore u takuan e u puqën. Në çerek-mijëvjeçarin e fundit, me rritjen e nivelit të dijes, teknologjisë, tregtisë, mundësisë së shkatërrimit prej luftës në ngritje, krijimit të mundësive dhe rreziqeve, tani, me këto, ballafaqohen shumë komunitete njerëzore që banojnë planetin.[28][29]
Homo sapiens u shfaq për herë të parë në Tokë ndërmjet 400, 000 dhe 250, 000 vjetëve më parë gjatë periudhës Paleolitike. Kjo ndodhi pas një periudhe të gjatë të evolucionit të njeriut. Paraardhës të njeriut, si Homo erectus, I kishin përdorur veglat për shumë mijëvjeçarë, por me kalimin e kohës, veglat u përmirësuan e u bënë më të ndërlikuara. Në një pikë të caktuar, njerëzit filluan të përdorin zjarrin për nxehtësi dhe gatim. Njerëzit gjithashtu zhvilluan gjuhën gjatë Paleolitit, ashtu si edhe një grup ritesh si varrosja e çdo trupi dhe zbukurimi I tyre. Në këtë periudhë, të gjithë njerëzit jetonin si gjahtarë-mbledhës, të cilët ishin përgjithësisht endacakë.
Njerëzit modern u shpërndanë me shpejtësi të madhe nga Afrika dhe zonat pa akull të Europës dhe Azisë. Zgjerimi i menjëhershëm I njerëzimit në Amerikën Veriore dhe Oqeani ndodhi gjatë kulmit të Epokës së Fundit të Akullit, kur zonat mesatare klimatike të sotme ishin të pabanueshme. Megjithatë, njerëzit kolonizuan pothuajse të tërë tokat pa akull të globit nga fundi I Epokës së Akullit, rreth 12, 000 vjet më parë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.