Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Hendbolli ështe sport ekipor i cili luhet në mes dy skuadrave të përbëra nga 7 lojtarë (6 lojtarë dhe portieri), duke lëvizur topin nga njëri lojtarë te tjetri duke tentuar që të shënojnë ne portën e ekipit kundershtar. Hendbolli është sport i ngjajshëm me futbollin, por këtu ne vend të këmbëve përdoren duart për të lëvizur topin. Për herë të parë hendbolli zyrtarisht u luajt në vitin 1920.
Origjina e hendbollit daton që në Greqinë e lashte ku perdorej termi "urania". Po ashtu rrënjët e hendbollit mund të gjenden edhe në Romën e lashtë, ku përdorej termi harpaston. Lojëra të ngjashme me hendbollin janë luajtur edhe ne Francë. Gjatë shekullit të XIX, ekzistonin sporte shumë të ngjashme me hendbollin veçanërisht në Danimarkë , në Bohemi dhe Slovaki , në Ukrainë , në Gjermani si dhe versionet e këtij sporti në Irlandë dhe Uruguaj.
Hendbolli, siç e njohim sot, është formuar në fund të shekullit te XIX, në Evropën Veriore, kryesisht në Danimarkë, Gjermani, Norvegji dhe Suedi. Regullat e para të hendbollit modern I shkroi danezi Holger Nielsen në vitin 1898 dhe i publikoi ato ne vitin 1906.
Reegullat e plotësuese të hendbollit u publikuan në 29 Tetor 1917, nga gjermanët Max Heiser, Karl Schelenz dhe Erich Konigh. Kurse dy vite më vonë (1919), rregullat u avancuan nga Karl Schelenz.
Ndeshjet e para zyrtare të hendbollit u zhvilluan me kwto rregulla, në vitin 1925 mes Gjermanisë dhe Belgjikës për meshkujt dhe në vitin 1930, mes Gjermanisë dhe Austrisë për femrat.
Federata Ndërkombëtare e Hendbollit Amator u themelua në vitin 1928, kurse Federata Ndërkombëtare e Hendbollit u themelua më vonë, në vitin 1946.
Garat e para në hendboll u mbajtën në vitin 1936, në Lojërat Olimpike Verore në Berlin, me kërkesë speciale te Adolf Hitlerit. Hendbolli më pas u largua nga lista e sporteve, duke e kthyer përsëri në këtë listë në vitin1972, në Lojërat Olimpike Verore në Mynhen te Gjermanisë.. Deri në Korrik 2009, Federata Ndërkombëtare e Hendbollit kishte 166 anëtarë që përfaqësonin reth 795,000 klube dhe 9 milionë lojtarë.
Fusha e lojës së hendbollit, është e gjate 40 metra dhe e gjërë 20 metra, me vijë ndarëse ne mes te fushës. Golat janë të rethuar me gjysëmreth me distance prej 6 metrave nga goli. Poashtu, edhe një vijë gjysëmrethore me largësi prej 9 metrave nga goli.
Gjatë zhvillimit të lojës lojtarët e një ekipi qëndrojnë jashtë 6-metërshit, duke mbrojtur portën, kurse ekipi tjetër lëviz topin jashtë 9-metërshit, duke tentuar që të organizojë sulm.
Pas shënimin të golit, loja rifillon nga qendra. Pasi që një lojtar ka në duar topin, referi jep sinjal që loja të fillojë. Përpara fillimit të lojës, lojtarët patjetër duhet te gjenden në gjysmën e tyre të fushës.
Vetëm portieri mbrojtës ka të drejtë të qëndrojë brenda 6-metërshit. Nëse një lojtar, hyn në zonën e 6-metërshit, atëherë ekipi i tij automatikisht humb topin. Nëse gjatë tentimit për të gjuajtur, lojtari pengohet nga mbrojtësit, me kontakt fizik, ateherë akordohet penalti, që gjuhet nga një distancë prej 7 metrash.
Topi i hendbollit është më I vogël se topi i futbollit dhe lehtë mund të mbahet me një dorë. Lojtari mund të përdorë të dy duart për të mbajtur topin, por nuk mund ta mbajë atë më të dy duart më tepër se 3 sekonda, kurse gjatë organizimit të sulmit, lojtari nuk ka te drejte të bëjë më tepër se 3 hapa, duke mbajtur topin me të dy duart.
Loja e hendbollit luhet në dy pjesë nga 30 minuta. Gjatë secilës prej tyre, te dy ekipet kanë të drejtë të kërkojnë nga një tajm-aut. Është e lejuar që ndeshjet në ligë të përfundojnë më rezultat të barabartë, mirëpo kjo nuk është e lejuar gjatë garave eliminuese. Gjate garave eliminuese nëse një ndeshje përfundon me rezultat të barabartë atëherë ndeshja vazhdon edhe dy pjesë me nga 5 minuta. Nëse edhe pas vazhdimit rezultati mbetet I barabartë ateherë shtohen edhe dy pjesë me nga 5 minuta. Nëse edhe me këtë vazhdim, rezultati mbetet I barabarte, ateherë vendosin penaltite (7-metershat), që gjuhen individualisht per secilin ekip nga 5 gjuajtje, të cilat vazhdojnë deri sa një ekip të fitojë.
Formacionet mbrojtëse janë:
Formacioni sulmues i zakonshëm është me dy anësorë (lojtarë të krahut), një qendër e djathtë, një e majtë dhe dy lojtar qendre.
Penalizimet (anglisht – penalties), u jepen lojtareve të cilët shkaktojnë ndërhyrje të palejuar, ndaj lojtarëve kundershtarë, zakonisht gjate kontakteve fizike. Në më tepër raste dënohen me nga 2 minuta pezullim lojtarët mbrojtës, me karton te verdhë (verejtje) dhe me karton të kuq (përjashtim) në rast të sjelljes josportive. Pas humbjes së topit në sulm, lojtari duhet menjëherë të lëshojë topin në tokë, sepse nëse nuk e ben këtë, ai penalizohet me 2 minuta jashtë lojës, më ç’rast ekipi i tij mbetet me një lojtarë më pak në periudhë kohore prej 2 minutash.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.