futbollist turk From Wikipedia, the free encyclopedia
Hakan Çalhanoğlu (lindi më 8 shkurt 1994) është futbollistë turk i cili luan për klubin italian Internazionale dhe për kombëtaren turke. Ai është i njohur për gjuajtjet e lira, duke kopjuar teknikën e Cristiano Ronaldos dhe Juninhos,[1] si dhe për gjuajtjet e fuqishme nga distanca të largëta.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Hakan Çalhanoğlu | ||
Datëlindja | 8 shkurt 1994 | ||
Vendlindja | Manhajm, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 20 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1. FC Turanspor Mannheim | |||
Polizei SC Mannheim | |||
2001–2009 | SV Waldhof Mannheim | ||
2009–2011 | Karlsruher SC | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2013 | Karlsruher SC | 50 | (17) |
2013–2014 | Hamburger SV | 32 | (11) |
2014–2017 | Bayer Leverkusen | 79 | (17) |
2017–2021 | Milan | 135 | (22) |
2021– | Internazionale | 101 | (24) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010 | Turqia U16 | 6 | (1) |
2010–2011 | Turqia U17 | 11 | (1) |
2011–2013 | Turqia U19 | 15 | (5) |
2012–2013 | Turqia U20 | 8 | (1) |
2012–2014 | Turqia U21 | 2 | (0) |
2013– | Turqia | 59 | (13) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 Qershor 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 27 Qershor 2019 |
Hakan filloi karrierën me Karlsruher SC në 2. Bundesliga, edhe pse ata u larguan në 3. Liga në fund të sezonit të parë.
Më 11 gusht 2013, Hakan luajti për herë të parë për klubin Hamburger SV, ku skuadra e filloi sezonin me barazim 3-3 kundër FC Schalke 04. Ai e filloi ndeshjen dhe u zëvendësua nga Dennis Aogo pas 74 minutave.[2] Më 31 gusht, ai shënoi golin e tij të parë, me 4-0 kundër Eintracht Braunschweig, pasi u zëvendësua me Rafael van der Vaart në minutën e 79të, ai shënoi golën një minutë më vonë dhe pastaj shënoi pësëri nga gjuatja e lirë.[3]
Më 4 korrik 2014, ai u largua nga Hamburgu dhe u bashkua me Bayer Leverkusen duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare[4] për një tarifë transferimi të 14.5 milionë euro.[5]
Më 19 qershor, ai luajti për herë të parë, duke filluar 3-2 kundër F.C. Kopenhaga në pjesën e parë të lojës shtesë në kualifikimin e UEFA Liga e Kampioneve.[6] Katër ditë më vonë, ai luajti ndeshjen e parë në ligë për klubin e tij të ri, 2-0 kundër Borussia Dortmund si fillimi i sezonit të ri 2014-15..[7]
Më 15 shkurt 2015, ai shënoi vetmin golë kundër Atlético Madrid, duke mposhtur atë në Ligën e Kampionëve.[8] Sidoqoftë, tre javë më vonë në pjesën e dytë, ai e morri përpjekjen për ta gjuajtur penaltinë, por u mbrojt nga Jan Oblak, kështu që Atlético Madrid fitoi.[9]
Ai e filloi sezonin 2016-17 duke shënuar golë 2-2 kundër PFC CSKA Moscow në Ligën e Kampionëve — golën e tij të 50-të në karierën e tij.[10]
Më 3 korrik 2017, Hakan nënshkroi kontratë 4 vjeçare me klubin italian A.C. Milan.[11]
Më 22 qershor 2021, Çalhanoğlu nënshkroi një kontratë 3 vjeçare me Inter Milanin, rivalët kryesorë të klubit të tij të mëparshëm, pa kosto trasferimi.[12]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.