From Wikipedia, the free encyclopedia
Grafiku është një lloj informacioni që paraqet një tabelë numrash dhe të dhënash tjera të organizuara në një lakore ose në ndonjë formë tjetër pamore/ funksionale.
Grafiqet shpesh herë përdoren për të lehtësuar gjetjen, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave që nevojiten për të kuptuar sa më lehtë një grup të dhënash me një ose disa karakteristika të përbashkëta.
Grafiku është shumë më i lehtë për t'u lexuar dhe analizuar se sa një sasi të dhënash të shtrira në ndonjë tekst apo në ndonjë tabelë të caktuar. Gjithashtu, me anë të tij mundësohet edhe krahasimi i grupeve të ndryshme të të dhënave me një lehtësi shumë më të madhe se sa në çfardo forme tjetër të paraqitur.
Në varësi të llojit të të dhënave, ndërlikimit, strukturës dhe rëndësisë së tyre për paraqitjen e tyre përdoren lloje të ndryshme grafikësh. Kështu, për paraqitjen e një grupi të të dhënave mund të përdoret grafiku informativ ose diagrami, grafiku organizativ, grafiku Smith etj.
Në mënyrë që grafiku të jetë përshkrim i pavarur i të dhënave, duhet:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.