From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjenovefa lindi rreth vitit 422 në Nanter, vend shumë afër Parisit. Babai i saj quhej Sever dhe ishte bari, ndërsa nëna Gerontia
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Tradita tregon se kur shenjtorja ishte 7 vjeçe, shën Gjermani i Aukserës bashkë me shën Lupin e Trojës tek po shkonin në Angli për të luftuar herezinë e Pelagjit, kaluan natën në Nanter. Të dy episkopët e shenjtë mbërritën me vështirësi, pasi një grup shumë i madh njerëzish u kërkonin bekimin. Gjenovefa ishte në këtë turmë bashkë me prindërit e saj. Shën Gjermani e dalloi nga mëshira, butësia engjëllore e tipareve të saj dhe legjenda shton se fryma e Perëndisë i dha episkopit një ndriçim të menjëhershëm dhe i zbuloi vajzës misionin e saj në të ardhmen. Gjenovefa, si u afrua së bashku me prindërit e saj, i tha se do t’i përkushtohej Perëndisë. Episkopi i dha bekimin e tij për këtë rrugë, pastaj e çoi në kishë, shoqëruar nga i gjithë populli. Gjatë këndimit të psalmeve dhe të lutjeve ai e mbajti dorën të shtrirë mbi kokën e vajzës dhe vazhdoi kështu deri në drekë, derisa babai t’i premtonte vogëlushes se do ta sillte të nesërmen përsëri para se ata të largoheshin. Të nesërmen prindërit e çuan vajzën e tyre tek episkopi në orën e caktuar. Shën Gjermani e pyeti vajzën nëse i kujtohej premtimi që kishte bërë dje para Perëndisë. “Po” u përgjigj vajza “më kujtohet dhe shpresoj të jem besnike me ndihmën e Hirit”. Episkopi i dha një medaljon bakri, ku ishte skalitur një kryq dhe e këshilloi ta mbante gjithmonë në qafë, që të kujtohej pa pushim për përkushtimin ndaj Perëndisë. Që nga kjo kohë Gjenovefa e pa veten të ndarë nga bota, megjithëse ishte shumë e re në moshë, ajo pati zell për t’u ushtruar në vepra bamirësie. E ndiente veten shumë të lumtur kur shkonte në kishë.
Shen Gjenovefa lindi rreth vitit 420 pas Krishtit ne qytetin Nader pranë Parisit.Prinderit e saj ishin te pasur dhe fisnike.Kur ishte e vogel takoi Shen Gjermanon e Okserit,i cili e pa kete vajze te bekuar dhe u profetizoi prindërve te saj se “do jetë e madhe përpara Perëndisë ” dhe shumë do te gjejne shpetim nepermjet saj.Shen Gjermanoi e bekoi dhe I dhe një monedhe e cila kishte një shenje kryqi.
Një here nena e saj e goditi sepse shkonte sh shpesh ne kishe dhe menjëherë u verbua!!!!
Iu kthye përsëri shikimi pas dy vjetesh pasi Gjenovefa ia leu sytë ne formë kryqi me ujë dhe me lotet e saj.Pas kësaj Gjenovefa nuk kishte me pengesë nga prinderit.Shkoi tek një episkop që të behej murgeshe dhe vazhdoi perpjekjet dhe jetën e saj si murgeshe ne shtepi pasi ne ate kohe ne France nuk kishte manastire grash.
Pas fjetjes te prinderve ajo u vendos ne shtepine e nunit të saj ne Paris.Atje u semur rende por e kaloi sëmundjen me force.
Pas sherimit jetonte një jete të ashpër asketike.Lutej vazhdimisht,dilte nga shtepia vetëm per të ndihmuar të varferit,hante vetëm dy herë ne jave pak buke dhe bath.Keshtu Gjenovefa veshtiresoi trupin por fitoi hirin e Shpirtit të Shenjte.
Ne fillim të vitit 451 drejt Parisit ishte duke ardhur Atila me grupet e tij barbare dhe grabitese. Të gjithë i zuri paniku,vetëm Gjenovefa qëndroi e qetë dhe vetëm lutej me gra të tjera duke kërkuar me lotë dhe me kreshem nga Perëndia ti shpetoj.Shpejt Atila nderroi drejtim dhe u largua per ne anen tjetër dhe me pas u mposht nga ushtria romake.
Shën Gjenovefa respektonte shumë Shenjtoret të cilet ndihmuan per hapjen e kishes ne France.
Një dite Shën Gjenovefa shkonte ne kishe .Ishte një kohe me shi por qiriu i ndezur që mbante
Gjenovefa,nuk u shuajt.Gjate udhetimeve të ndryshme ajo sheronte të semure dhe largonte shpirtra të keqij.
Shën Gjenovefa nderroi jete ne moshen 80 vjec.Kishte dashurine dhe respektin e gjithë popullit.Nuk rreshti se mbrojturi Parisin.Mbi varrin e sa u ndertua një kishe ne ndërim të saj dhe me pas manastiri i Shën Gjenovefas ku beheshin shumë sherime.
Lipsanet e saj u dogjen krejt dhe u hodhen ne Sikuana nga revolucionaret ne vitin 1793 por Shenjtorja vazhdon të jete e gjalle per gjithë ata që i drejtohen me besim.
Kujtimi i saj kremtohet me 3 Janar.
“Një ditë, nëna e saj shkoi në kishë dhe nuk e mori me vete vajzën. Gjenovefa e trishtuar i kërkoi ta shoqëronte, por të gjitha këto nuk vlenin, madje nëna e paduruar i dha një shuplakë. Perëndia e dënoi këtë qëndrim me verbëri, pra nëna u verbua, por iu premtua më pas se do të shërohej duke larë dy ose tri herë sytë me ujin që vajza kishte nxjerrë nga pusi dhe mbi të cilin kishte bërë shenjën e kryqit. Më vonë nëna e saj u shërua dhe kjo shënoi mrekullinë e parë të Gjenovefës. Kjo është dhe origjina e traditës popullore të pusit në Nanter, i bekuar nga shën Gjenovefa dhe që shëron sëmundjet”. Pasi humbi prindërit, shkoi në Paris dhe qëndroi tek kumbara e saj, atje bëri jetë edhe më asketike. Nga këto ushtrime fitoi pastërtinë, përulësi të thellë, besim të gjallë, dashuri të zjarrtë, të cilat e bënë të derdhë rrëke lotësh. Shenjtëria e madhe e Gjenovefës bëri që shumë njerëz ta kishin zili dhe ta shpërfillnin, por pafajësia e saj u njoh nga të gjithë. Atila, mbreti i fiseve Hun, hyri në Francë me një ushtri të mobilizuar duke shkretuar e prishur çdo vend në të cilin kalonte. Shumica e legjendave të kësaj epoke na tregojnë përshtypjen e keqe që la në mendjen e popullit plaçkitja dhe barbaria e tij. Zhurma e mbërritjes së tij përhapi alarm në Paris; banorët, të cilët nuk kishin siguri në qytete, braktisën gjithçka. Gjenovefa e shqetësuar nga ky rrezik, me besim të fortë e të patundur tek Perëndia lajmëroi se armiku do të largohej nëse parisianët do të kreshmonin e do të luteshin. Nxiti njerëzit që të mos largoheshin dhe filloi të lutej nxehtësisht. Dhe për çudi fisi i Hunëve ndryshoi drejtim. Parisi u shpëtua dhe që atëherë shën Gjenovefa filloi të nderohej nga dita në ditë. Më vonë, kur Parisi udhëhiqej nga Shilderik, populli u kërcënua nga uria. Gjenovefa ishte në krye të atyre që shkuan të kërkonin ushqim dhe i shoqëroi deri në Arsis-syr-Ob duke u siguruar një kthim të mbarë me bollëk, me gjithë rreziqet që i kanoseshin kthimit të anijes nga stuhitë. Shilderik, megjithëse ishte pagan, e nderoi virtytin e shenjtores dhe me lutjet e kësaj të fundit kreu shumë vepra bamirësie. U imitua nga biri i tij Klovis, i cili i liroi të burgosurit sa herë që e lumura ndërmjetonte për ta. Ndihmoi me këshillat e saj qeverisjen e mbretit Klovis, madje ishte krahu i djathtë i tij. Tek disa autorë gjejmë edhe këtë shprehje: “Shën Gjenovefa ishte engjëlli mbrojtës i Klovisit”. Prej saj ky i fundit u pagëzua dhe kjo ngjarje shënoi një rëndësi për përhapjen e Krishterimit në Perëndim. Në moshën 89-vjeçare, pasi kishte bërë çdo lloj vepre bamirësie, shën Gjenovefa fjeti në 3 janar 512, pesë javë pas Klovisit, mbretit të parë të krishterë. Në çdo epokë të historisë shën Gjenovefa, mbrojtësja e Parisit, është kujtuar. Më 1129 nën mbretërimin e Lyi-lë-Gro, një sëmundje e tmerrshme po bënte kërdinë. Me gjithë mjekimet dhe lutjet publike epidemia vazhdonte dhe me shpresën për ta ndaluar u bë një procesion solemn, ku eshtrat e shën Gjenovefës u çuan në katedrale. Që nga ajo kohë u bë kjo ceremoni për çdo fatkeqësi publike.
Shenjtorja quhet mbrojtësja e Parisit, sepse ka shpëtuar qytetin nga përmbytjet, sëmundjet, epidemitë, zitë e bukës dhe vazhdon ta mbrojë përherë. Për fat të keq, gjatë Revolucionit francez më 1789, lipsanet e saj u hodhën në lumin Sen nga revolucionarët, por disa pjesë gjenden sot në Panteon, në Paris. Sot ekzistojnë shumë rrugë, kisha e biblioteka që mbajnë emrin e saj.
https://www.orthodhoksiaebashkuar.al/shenjtore-dhe-eter/jeta-e-shen-gjenovefes-se-parisit/
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.