Genc Hoti

From Wikipedia, the free encyclopedia

Genc Hoti

Genc Hoti ka lindur më 6 dhjetor 1954 në Tiranë. Rrjedh nga një familje e vjetër intelektuale me origjinë nga qyteti i Shkodrës. Babai i tij, Kolë Hoti, ekonomist i diplomuar në Zagreb dhe Sofje për ekonomi, i dha elementet e parë të kulturës njerëzore, dhe sidomos të asaj shqiptare. Duke disponuar një bibliotekë të pasur, pothuajse të gjithe produktin intelektual shqiptar të para 1945, bie në kontakt me veprat e Eterve Franceskanë Shqiptare, filozofët grekë të epokave klasike, poetët e mëdhenj të populli italian, autorët klasikë të Europës post feudale, dhe mori prej tyre filozofinë materialiste.

Thumb
studjuesi Genc Hoti

Jeta profesionale

Genci u bë, një studiues autodidakt; fati e desh të merrte kulturën katolike të familjes së nënës së tij Suzana Laca, nen mesimet e gjyshit te tij Kole Laca, duke përvetësuar pasionin e madh për punë e dije. Ai i përket brezit të formuar nga komunizmi shqiptar çka i dha mundësi kohore të studionte veprat e marksizmit, bolshevizmit dhe komunizmit shqiptar përgjatë periudhës 1974-1998.

Studimi i filozofise greke (formula aristoteliane e lëvizjes dhe gjetja e konceptit te pandryeshmerise absolute) e më pas të tre teorive më të famshme të shekullit të XIX-XX: dialektikës së Hegelit, materializmit të Marksit dhe relativitetit të Ajnshtajnit, duke i perbashkuar ne nje te vetme, bënë që ai t’i japë një përgjigje origjinale problemeve te mbetura pa zgjidhje apo të formuluara me probleme te dyshimta filozofike.

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.