From Wikipedia, the free encyclopedia
Gëzim Hajdari eshte lindur në 1957, në fshatin Hajdaraj të Lushnjes në një familje ish pronarë tokash konfiskuar gjatë diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.
Gëzim Hajdari është një poet dhe përkthyes shqiptar natyralizuar italian. Ne fshatin e lindjes kreu shkollën fillore, ndërsa tetëvjeçaren, gjimnazin dhe të mesmen për llogaritar i kreu në Lushnje. Ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin “A. Xhuvani” të Elbasanit dhe Letersi Moderne Italiane në Universitetin "La Sapienza" të Romës.
Në Lushnje ka punuar si punëtor, roje fushe, magazinier, llogaritar, punëtor bonifikim, dy vjet ushtar, mësues letërsie ne Gjimnaz pas rrëzimit te diktaturës komuniste; kurse në Itali ka punuar për vite të tëra si stallier, ndihmës murator, bujk dhe ndihmës tipograf.
Më 1991, ka marrë pjesë në komisionet nismëtarë të themelimit të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane të qytetit të Lushnjes, ku zgjidhet sekretar i Partisë Republikane të qytetit të mësipërm. Në të njëjtën vit, merr pjese si bashkëthemelues i gazetës opozitare Ora e Fjalës dhe boton artikuj në gazetën Republika.
Në zgjedhjet politike të vitit 1992, paraqitet si kandidat i parlamentin shqiptar për Partinë Republikane, por nuk u zgjodh. Gjatë aktivitetit intensiv, si eksponent politik dhe gazetar i opozitës, ka denoncuar publikisht e në mënyrë të vazhdueshme krimet e ish-regjimit komunist te Enver Hoxhës, si dhe korrupsionin e trafiqet kriminale midis mafies shqiptare dhe regjimeve te korruptuar te post-komuniste te Tiranes. Për këto arsye si dhe për kërcënimet e herë pas hershme të jetës së tij, në prill 1992, detyrohet ta braktisë Shqipërinë.
Aktiviteti i tij krijues zhvillohet në dy gjuhë, në shqip dhe italisht. Ka përkthyer poet te ndryshëm shqiptar ne italisht. Është ftuar për konferenca, leksione, e promovime te veprës se tij ne shume vende te botes, por jo ne Shqipëri, ku kontributi i tij letrar injorohet me qellim nga kultura pushtetare. Ka qene president i Qendrës Ndërkombëtare Italiane Eugenio Montale. Është qytetar nderi për merita letrare i qytetit italian Frosinone. Vlerësuar nga shtypi dhe kritika ndërkombëtare si një ndër poetët më të shquar bashkëkohor.
G. Hajdari drejton kolanen poetike Erranze për botuesin italian Edizioni Ensemble. Vepra e tij poetike, e përkthyer në mjaft gjuhë të huaja: italisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht etj., është bërë objekt studimesh monografike, tezash doktoratash, përmbledhjesh studimore e diplomash universitare ne vende te ndryshme te botes.
Nga viti 2014 - 2018 ka mbajtur një seminar mbi Gjuhen dhe Kulturën Shqiptare ne Universitetin Macerata (Itali).
Prej vitit 1992 jeton si ezilant ne Itali.
Çmime letrare:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.