From Wikipedia, the free encyclopedia
Në fizikë ,fuqia është sasia e energjisë e transferuar ose e kthyer në njësinë e kohës.Nëse ΔA është puna që kryhet gjatë një periudhe me kohëzgjatje Δt, fuqia mesatare Pavg gjatë kësaj periudhe jepet me formulën
Fuqia numerikisht është e barabartë me raportin e punës dhe të kohës brenda së cilës është kryer ajo punë. Fuqia mesatare shpesh quhet thjesht "fuqia" kur konteksti e bën të qartë.
Një formulë tjetër e llogaritjes së fuqisë është duke ndërlidhur dinamikën me kinematikën. Kjo formulë zbatohet kur shpejtësia është konstante:
Fuqia e menjëhershme atëherë është vlera në limit e fuqisë mesatare kur intervali Δt i afrohet zeros.
Në rastin e fuqisë konstante P, sasia e punës së kryer gjatë një periudhe me afat T është dhënë nga:
Në kontekstin e konvertimit të energjisë është më e zakonshme përdorimi i simbolit E në krahasim me W.
Njesia e fuqise ne SI eshte vati(simboli W) Ajo eshte fuqia te cilen e jep puna prej nje xhauli qe kryhet per një sekondë.
Fuqia e çastit dërguar një elementi në qark jepet nga relacioni:
ku
Nëse elementi është rezistor me përpjestim voltazh/rrymë të pandryshueshëm nga koha mund të shkruhet:
Mjafton të mbahet mënd një nga ekuacionet e mësipërme, dy të tjerët dalin me ndihmën e ligjit të Ohmit.
Në rastin më tipik, atë të rrymës alternative, rryma ose voltazhi jepen sipas relacionit: ku . Shpeshherë jemi të interesuar jo për fuqinë e çastit por fuqinë e mesatarizuar. Kjo do të thotë, të gjejmë një vlerë për fuqinë e cila në intervalin [a,b] jep po të njëjtën punë të kryer si rasti i vazhduar. Nga teorema e vlerës së mesme marrim:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.