From Wikipedia, the free encyclopedia
Fotografia me ngjyra u eksplorua përgjatë 1800-ës. Eksperimentet fillestare me ngjyra nuk arrinin ta fiksonin fotografinë dhe të ndalonin zbehjen e ngjyrave. Fotografia e pare me ngjyra dhe e fiksuar u bë nga fizikanti James Clerk Maxëell në 1861.
Një nga metodat e hershme në kapjen e fotografive me ngjyra ishte përdorimi i 3 aparateve fotografikë. Çdo aparat do të kishte një filtër ngjyrash përballe lentës. Kjo teknike i jepte fotografik 3 kanalet kryesore te ngjyrave dhe mundësinë e rikrijimit të një fotografie me ngjyra në dhomën e errët.
Filmi i parë me ngjyra, Autochrome, nuk hyri në treg deri në 1907 dhe ishte i bazuar në pika të ngjyrosura me nisështë patateje. Filmi i parë modern me ngjyra, Kodachrome, hyri në treg ne 1935 i bazuar në lëshimin e tre ngjyrave. Pjesa më e madhe e filmave modernë me ngjyra, përveç Kodachrome, janë të bazuar në një teknologji të zhvilluar për Afgacolor (si Afgacolor Neue) në 1936. Filmi për foto të çastit me ngjyra u prodhuan nga Polaroid në 1963.
Fotografia me ngjyra mund të formojë imazhe si transparencë pozitive, qe përdoren për tu parë në një projektor ose si negativë me ngjyra, të prodhuara për tu përdorur në krijimin e fotove të zmadhuara me ngjyra në fletë të veçantë fotografike.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.