From Wikipedia, the free encyclopedia
Filtrimi është nje reaksion kimik me të cilin substanca e ngurtë plotësisht ndahet nga lëngu me kalimin e nëpërmjet disa materialeve poroze ose fibroze të quajtura filtera.Fluidi mund të jetë tretje ose gaz.Mirëpo, në kuptimin më të ngushtë me anë të filtrimit nënkuptojmë ndarjen e fazës së ngurtë nga faza e lëngët. Filtrimi , pra shërben për të pastruar lëngjet nga trupat e tjere dhe nga papastërtitë e ndryshme , për ti kthjelluar ose për ti qartësuar.Si produkt i fundit fitohet tretja e pastër ose plotësisht e pastër, ndërsa në mediumin filtrues mbetet faza e ngurtë e fundrrinës. Kjo arrihet me lëshimin e tretjes nëpër letër filtruese të caktuar qoftë nëpërmjet të hinkave speciale për filtrim, ose me lëshimin e tretjes nëpërmjet të tamponave të azbestit, filtra nitrocelulozë etj.
Ky 29 prill 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(29 prill 2009) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Dallojmë dy tipe të filtrimit: filtrimi nëpër pogaçe, i cili përdoret te përqendrimet relative të fluideve me 1% vëllim më tepër të fazes së ngurtë, kur është qëllimi që mbi mediumin filtrues të formohet kulaqi-pogaçja e cila paraqet mediumin plotësues për filtrim.
Filtrimi nëpërmjet mjedisit filtrues, i cili përdoret te fluidet me përqendrime të vogla të fazes së ngurtë nën 0.1% vëllim. Poret e mjedisit filtrues zihen para se të formohet pogaçja. Mjedisi filtrues i tillë duhet të ndërrohet shpesh në mënyrë që të vazhdohet filtrimi.
Në procesin e filtrimit ndikojnë këta faktorë:
Si lëterfiltrues më së shpeshti përdoret Whatman, i cili është mjaft indiferent, por që nuk është mjaft i fortë . Ka edhe filtrues specialë, siç janë p.sh. ata të trajtuar me acid sulfurik, çka rritë mundësinë e rezistencës ndaj acideve dhe alkalieve.
Këta filtra shfrytëzohen për filtrimin e sasive më të mëdha. Mjedisi filtrues është i përbërë nga celuloza dhe azbesti me trashësi rreth 4 mm.
Ky mjedis është i punuar prej qelqit special ose kuarcit të imtësuar deri në madhësi të caktuar. Nga ky pluhur punohet mjedisi filtrues në formë të pllakës, në temperaturë prej afro 1200 °C.
Ky lloj i filtrave është i punuar nga penjtë natyral, sintetikë ose nga metali. Këtu bëjnë pjesë pëlhurat e pambukut, najlonit ose pjesëve të tjera plastike.
Filtrat e pambukut janë më të përshtatshem për shkak se lehtë sterilizohen ne autoklavë.
Për filtrim përdoren disa lloje të aparaturës. Ato ndahen në aparate të diskontinuara dhe te kontinuara.
Në këtë grup të aparateve bëjnë pjesë :
Ekzistojnë dy lloje filtërpresash:
Letërfiltri është letër prej celuloze të pastër e shtypur dhe përpunuar në mënyrë të posaçme me fibrat që lejojnë kalimin e shpejtë të lëngut. Lefërfiltri duhet të jetë krejt i bardhë, nuk duhet të lirojë substanca të tretshme në ujin e destiluar, metale alkalino-tokësore me acide të holluara dhe nuk duhet të ngjyroset me tretësirën e acidit salicilik etj. Letërfiltri që përdoret në barnatore ka diametrin e poreve prej 3.5 – 70 mikrona, kurse ai që përdoret për analizë 1 – 1.5 mikrona. Letërfiltri vendoset mbi hinkë.
Para se të fillojë filtrimi, përgatitet hinka me madhësi të përshtatshme për filtrim dhe në bazë të saj prehet letra filtruese. Duhet të kemi kujdes kur presim letrën filtruese për arsye se nuk duhet t’i kalojë muret e hinkës. Pastaj, së pari laget letra filtruese me tretjen, të cilën dëshirojmë ta filtrojmë, ndërsa tretjet e thjeshta edhe me ujë të
Në qoftë se filtrimin duhet ta shpejtojmë, atëherë letra filtruese duhet dredhur në formë palash, në mënyrë që të mos ngjitet në muret e hinkës. Në këtë mënyrë arrihet sipërfaqja më e madhe e letrës filtruese. Te sasitë më të mëdha shpejtësia e filtrimit arrihet duke përdorur vakum pompën.
Acidet dhe bazat filtrohen në filtra të azbestit për shkak se shkatërrojnë celulozën. Për filtrime kimike shfrytëzohet letërfiltruese speciale, e cila me djegje nuk lë hi. Në qoftë se filtrohet substance avulluese, atëherë hinka me tretës patjetër mbulohet në mënyrë që të zvoglohet avullimi. Te tretjet, të cilat në temperature të dhomës ngurtësohen, filtrimi duhet të bëhet me filtra që posedojnë dy mure, në mënyrë që në mes të mureve të qarkullojë uji i ngrohtë për të mos lejuar ngurtësimin e tretjes.
Për filtrim shfrytëzohen aparate të ndryshme, ndërsa filtrimi bëhet nëpërmjet filterave të ndryshëm, si: letërfiltruese,leshit të qelqit,qelqit të sintetizuar,azbestit,pambukut,leshit plastik etj. Aparatet për filtrim mund të punojnë në principin e diskontinuar dhe të kontinuar.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.