komponim kimik From Wikipedia, the free encyclopedia
Fenolet janë derivate të hidrokarbureve aromatike tek të cilat grupi funksionar hidroksil –OH lidhet drejtpërsëdrejti me atomet e karbonit të unazës së areneve (si unaza benzenit, ( C₆H₅–OH ) (polihidroksilike). Fenolet dallohen prej alkoolve, si nga metodat e përfitimit, ashtu edhe në disa veçori kimike.
Fenoli, si dhe disa derivate të fenoleve, mbajnë edhe emra te zakonshme (triviale), por edhe me disa veçori kimike.
Fenolet në sasi të vogla përfitohen prej katranit të qymyr gurit me distilim fraksional. Në sasi të vogla gjenden në bimë. Fenolati i natriumit tretet në ujë të acidifikuar me acid klorhidrik. Një prej metodave të hershme,që përdoret edhe sot është shkrirja e kripës sënatriumit të acidit sulfobenzoik në prani të hidroksidit të natriumit në temperaturë 300-350 °C
Fenolet njëhidroksilike janë substanca të ngurta ose lëngje me erë karakteristike. Pak treten në ujë, por treten në tretës organikë. Fenoli është substancë kristalore e pa ngjyrë, me pikë shkrirjeje 42 °C , me pikë të vlimit 181 °C . Shumica e fenoleve përdoren si mjete dizenfektuese, sepse, për shumë mikroorganizma, janë helmues. P.sh. tretësira e fenolit 5% përdoret si mjet dezinfektues.
Fenoli në kontakt me kontakt me lëkuren njeriut përthithet dhe shkakton plagë, duke e helmuar organizmin. Ujërat industriale, e në veçanti ato të termocentraleve, janë shumë të ndotura me fenole. Fenoli duke u oksiduar shpenzon oksigjenin në ujë, kështu që jeta e gjallesave (peshqve) në ujë bëhet e pamundshme.
Fenolet janë komponime organike shumë aktive. Ky aktivitet varet nga prania e unazës së benzenit dhe e grupit hidroksil.
Në fenole zhvillohen dy lloje reaksionesh:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.