From Wikipedia, the free encyclopedia
Fausti është protagonisti i një legjende klasike gjermane, mbështetur mbi personazhin historik Johann Georg Faust.
Fausti është një dramë e shkruar nga Johann Wolfgang von Goethe, një autor dhe figurë e njohur për Gjermaninë e viteve 1800. Gëte ishte shkrimtar i një zhanri të gjerë. Vepra e tij është e pasur me romane, drama, poezi, novela, etj.
Me dramën heroike “Gëci i Berlihingenit,” prezantohet figura e Gëcit, simbol i forcës dhe guximit. Ndërkohë, me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter,” ai e personifikon ndjeshmërinë përmes Verterit, një personazh që mishëron brishtësinë dhe pasionin e pakontrolluar të rinisë.
Kjo është periudha më e ndritshme e krijimtarisë së tij kur shkruan dramat si “Egmonti,” “Torkuato Taso” dhe “Efigjenia në Tauridë,” që reflektojnë një thellësi të mendimit dhe një përkushtim ndaj vlerave klasike. Është po ashtu koha kur ai fillon krijimin e kryeveprës së tij, “Fausti", dhe gjithashtu romanin “Vilhelm Majster".
Në oborrin Gëtja merrej me punë shteti, krijimtari dhe studime shkencor.
Periudha e tretë, Olimpiku i Vajmarit (1808-1832), e përshkon Gëten në pleqërinë e tij, ku ai shkruan me qetësi dhe përmbajtje të re. Ai sjell botimin e pjesës së dytë të “Faustit" dhe librin e dytë të romanit “Vilhelm Majster”. Gjithashtu boton vëllimin “Divani perëndimoro-lindor", i ardhur si një frymëzim pas leximit të veprave të poetit Persian Hafez. Si një figurë e rëndësishme kulturore, Gëte themelon dhe drejton revistën “Art dhe antikitet”.
Është pjesë e gjinisë dramatike, e do të specifikohet si një tragjedi. Gëtja e quante Faustin tragjedi, por me synimin për të krijuar një vepër të plotë, ai shkriu aty të gjitha llojet letrare të njohura, duke realizuar kështu sintezën e formave artistike të deri atëhershme. Ajo ka ngjyrimet e një poeme filozofike, poeme epike, dramë misteri, e ngjashme me tragjedinë antike, dramë qytetare dhe romani, si dhe poezi lirike.
Kjo vepër është shkruar në periudhën e Romanticizmit.
Humanizmi, kontrastet, heroi romantik, përshkrimet e hollësishme, e jashtëzakonshmja, kulti i femrës, kulti i ndjenjës, folklori, madhështia e monologëve të cilat janë modele analizash psikologjike dhe filozofike.
Vepra është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë është e ndërtuar sipas kronikave historike shekspiriane në 25 skena dhe trajton jetën personale të heroit. Pjesa e dytë është e ndarë në 5 akte dhe trajton aktivitetin e tij shoqëror.
Flet për marrëveshjen që Fausti bën me Djallin, duke i dorëzuar atij shpirtin e tij, në këmbim të dijes, aftësisë për të kuptuar çdo aspekt të natyrës, të dijes njerëzore dhe për të gjetur lumturinë (jo shpirtërore).
Fausti, duke mposhtur egoizmin, kupton se lumturia nuk mund të jetë kurrë e plotë, nëse nuk ndahet me sa më shumë njerëz. Arsyeja dhe dashuria njerëzore mundin çdo të keqe. Besimi në vlerat humane të njeriut. E meriton jetën dhe lirinë, vetëm ai që e fiton me përpjekje dhe luftë.
Ndodh në dy plane. Në planin e parë paraqiten skena nga jeta e rëndomtë njerëzore kurse në planin tjetër zhvillohen skenat e një bote fantastike, plot me figura mitike.
Fausti ishte hero i një legjende shumë të njohur, që ka një bazë historike reale. Fausti, person real, ka jetuar në fundin e shekullit XV dhe në fillimin e shekullit XVI. Ai shëtiste qytet më qytet dhe e quante veten doktor, mburrej se zotëronte dije të shumta, si dhe artin e magjisë. Në një epokë, kur besimi në magji ishte diçka normale, rreth magjistarit shëtitës mblidheshin turma të tëra njerëzish.
Në fakt epoka e tij u cilësua si epoka e gjenive, sepse në shumë fusha të dijes dhe të artit shkëlqyen emra të mëdhenj.
Gjatë jetës qëkur shërbeu në oborrin e Vajmarit Gëtja u mor me: punë shteti, krijimtari, studime shkencore për mineralogjinë, paleontologjinë, botanikën, anatominë e fizikën.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.