Flamurtari Football Club është një klub shqiptar futbolli profesionist me seli në qytetin jugor të Vlorës. Stadiumi i skuadrës është Stadiumi "Flamurtari" ku ata luajnë ndeshjet e tyre si vendas dhe konkurrojnë momentalisht në Kategorinë Superiore, elita e futbollit shqiptar.
Emri i plotë | Flamurtari Football Club | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Flota Kuqezi Kuqezinjtë | ||
Themeluar | 23 mars 1923 | ||
Stadiumi | Stadiumi "Flamurtari"[1] | ||
Kapaciteti | 8,500 vende | ||
Pronari | Bashkia Vlorë, TRK MW Group | ||
Liga | Kategoria e Parë | ||
2023–24 | Kategoria e Parë, 3të | ||
Faqja zyrtare | [ Faqja zyrtare e klubit] | ||
|
Themeluar në vitin 1923, Flamurtari është një nga klubet më të vjetra shqiptare, dhe gjithashtu është një nga klubet më të suksesshme shqiptare, duke fituar titullin e Kategorisë Superiore një herë në vitin 1991, gjithashtu katër herë Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën e Shqipërisë. Flamurtari është i njohur gjithashtu për fushatat e tij evropiane në vitet ’80, ku ata shkruan historinë e futbollit shqiptar, duke arritur në gjashtëmbëdhjetë më të mirët e 1987–88 UEFA Cup, ku ata mposhtën gjigantët spanjollë të Barcelonës, por u eliminuan nga rezultati i përgjithshëm.
Historia
Fillimet e ndeshjeve me të huajt vlonjatët, thuhet dhe dokumentohet, t’i kenë luajtur rreth vitit 1918, me marinarë të huaj që zbrisnin nga porti i Skelës drejt qendrës së qytetit. Kurse pas organizimit në shoqatë sportive, futbolli vlonjat, nga viti 1925 deri në vitin 1937, ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht në gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistë të Italisë.
Ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë, me ekipin e AEK-ut, për Kupën Ballkanike, në vitin 1980.
Pra, majat më të larta të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990, kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit, për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik dhe atë evropian.
Veçanërisht në vitin 1987, kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.
Futbollistë të njohur
Emrat që e ngritën lart këtë qytet në futbollin e atyre viteve do të ishin: Arapi, Birçe, Petro Ruci, Çipi, Taho, Lushaj, Iliadhi,G.Murataj, Gjondeda, Ferkaj, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, Vasil Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajnerë L.Çurin dhe S.Elmazin.
Një nga emrat më të spikatur dhe me pritshmëri për të ardhmen e Flamurtarin, është Mariglen Musta.
Sukseset
Arritjet më të mëdha FK Flamurtari i ka në vitin 1991 kur fitoi titullin kampion, vitet kur është bërë 4 herë fitues i Kupës së Shqipërisë: 1985, 1988 dhe 2009, si dhe vitet kur është bërë 4 herë fitues i Superkupës së Shqipërisë: 1990, 1991,2009,2013
Ekipi kampion
Lojtarët që varën medaljen e parë të kampionit do të ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mëhilli, Lutaj, Dema, Biraçi, Çipi, Gjondeda, Iliadhi,G.Murataj, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liçaj dhe Sh.Zile.
Trofetë
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.