From Wikipedia, the free encyclopedia
Europaeum është një organizatë e dhjetë universitetev udhëheqëse evropiane. Është krijuar më 1990–1991 nga Lordi Weidenfeld dhe Sër Ronnie Grierson për ta përkrahur ‘përparimin e arsimit nëpërmjet inkurajimit të studimeve evropiane në Universitetin e Oksfordit dhe në institucione të tjera evropiane të arsimit të lartë që kanë lidhje me Oksfordin; për ‘lëvizjen e stafit akademik dhe studentëve ndërmjet këtyre institucioneve’; dhe për ‘studimin e gjuhëve, historisë, kulturave dhe profesioneve të njerëzve të Evropës’. Europaeum realizon një program të përbashkët të masterit për Historinë dhe civilizimin evropian. Universitete partnere në këtë program janë Universiteti i Leiden-it, Universiteti Paris 1 Pantheon-Sorbonë dhe Universiteti i Oksfordit. Europaeum poashtu organizon shkolla verore dhe konferenca. Profesorët vizitues të Europaeum ligjerojnë në institucionet partnere.
Secretar gjeneral i Europaeum është Dr. Paul Flather.
Vendi | Universiteti |
---|---|
Italia | Universiteti i Bolonjës |
Republika Çeke | Universiteti i Karlit në Pragë |
Finlanda | Universiteti i Helsinkit |
Franca | Universiteti Paris 1 Pantheon-Sorbonë |
Gjermania | Universiteti i Bonit |
Holanda | Universiteti i Leiden-it |
Polonia | Universiteti i Jagiellonit |
Zvicra | Instituti i lartë për studime ndërkombëtare dhe të zhvillimit, Gjenevë |
Britania e Madhe | Universiteti i Oksfordit |
Portugalia | Anëtar shoqërues: Instituti për studime politike, Universiteti katolik i Portugalisë |
Spanja | Anëtar shoqërues: Fondacioni Ortega Marañón (FOM), Madrid |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.