From Wikipedia, the free encyclopedia
Haxhi Et'hem bej Molla i njohur edhe thjesht si Et'hem Beu (Tiranë, 1783 – 1846) ka qenë qeveritar shqiptar i Perandorisë Osmane dhe poet i rrymës së bejtexhinjve. Gjatë qeverisjes së Tiranës nga ana e tij, u ndërtua Xhamia e Et'hem Beut së bashku me Kullën e Sahatit.
Ishte i biri i Molla Mehmet beut të Petrelës, pinjoll i një familjeje me rëndësi në Tiranë me rrethina,[1] martuar me të bijën e Ahmet pashë Tiranës që kishte paraardhës Sylejman pashë Bargjinin.[2] I ati ishte kajmekam i Tiranës dhe bashkëpunëtor me Kara Mahmud Pashën e Bushatllinjve; pasi u vra më 1808, Tirana iu dha për t'u qeverisur rivalëve Toptanas dhe Et'hem beu u detyrua të largohej nga kasabaja. U vendos në Karaagaç, ku shërbeu si postmbajtës i dergjahut bektashi të Mustafa Fatih Babës.[3]
Pas vdekjes së Kapllan pashë Toptanit më 1818, valiu i Shkodrës, Mustafa “Sherifi” pashë Shkodrani, e emëroi Et’hem beun myteselim (kajmekam) të Tiranës. Si qeveritar i kasabasë, në vitin 1822 ndërtoi Kullën e Sahatit pranë xhamisë që mban emrin e tij në Tiranë. Më tej, më 1830 e përfundoi punimet dekorative të kësaj xhamie të themeluar nga i ati i tij (1793).[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.