Ervin Rommel lindi më 1891; ai ishte marshall me rang të lartë në ushtrinë e Gjermanisë ku u dallua kryesisht për fitoret e tij në shkretëtirat e Afrikës kundra forcave britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Heidenheim, dhe në moshën 19 vjeçare u rekrutua në ushtrinë gjermane.
Pas luftimeve në Luftën e Parë Botërore, ku u dallua për trimëri, filloi studimet në akademinë ushtarake gjermane. Në Luftën e Dytë Botërore ai u shqua për suksesin e tij në avancimin e ushtrisë gjermane në Kanalin Anglez; në atë kohë ishte drejtuesi i njësisë së shtatë të divizionit të tankeve.
Mbas kësaj beteje Rommeli u gradua për tu bërë leftenent gjeneral. Atij iu besua komanda e njësive luftarake në Afrikën Veriore ku korri suksese të tjera. Si një strateg i shkëlqyer, Ervin Rommel kapi Libinë nga duart e aleatëve në vitin 1942 dhe i detyroi trupat ushtarake britanike të tërhiqeshin deri në El Alamein. Pas kësaj fitoreje të bujshme, ai jo vetëm u gradua në një rang më të lartë, por fitoi edhe nofkën Dhelpra e Shkretëtirës. Megjithatë fitorja e tij nuk zgjati shumë. Në mars të vitit 1943 pasi u detyrua të tërhiqej deri në Tunizi nga Britanikët, Rommeli largohet dhe transferimi i tij u krye pak para se trupat gjermani që luftonin në Afrikë të dorëzoheshin te Aleatët. Aktiviteti i tij i mëvonshëm qe mbrojtja që u organizua në veri të Francës kundra avancimit të trupave Aleate.
Në korrik të vitit 1944 në komplotin e dështuar që përgatitej kundra Hitlerit, gjatë gjyqit kundra komplotistëve, përmendet edhe emri i Rommel. Kryen vetëvrasje më 1944 duke shmangur gjyqin. Varroset me nderime të mëdha ushtarake pavarësisht tradhtisë ndaj Adolf Hitlerit [ref. 1].
Referimet
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.