From Wikipedia, the free encyclopedia
Elçin Sangu (lindi më 13 gusht 1985)[1] është një aktore dhe modele turke me prejardhje çerkeze.[2] Me paraqitjen e saj në reklamat dhe fushatat televizive, ajo është kthyer në një nga personazhet më të paguar në Turqi.[3][4][5]
Elçin Sangu | |
---|---|
U lind në | 13 gusht 1985 (37 vjet) |
Arsimi | Opera |
Shkollimi | Universiteti Mersin |
Profesioni | Aktore, modele |
Vite aktiviteti | 2011–tani |
Vepra të shquara | Kiralık Aşk, Kurt Seyit ve Şura, Öyle Bir Geçer Zaman ki, Çarpışma |
Sangu njihet më së shumti për rolin e saj kryesor Defne në serialin komedi romantike Kiralık Aşk (2015–2017).[6][7] Për këtë vepër, ajo është nominuar dhe ka marrë çmime të shumta në Turqi, duke përfshirë tre Golden Butterfly Awards.[8][9] Sangu u shfaq edhe në seriale televizive Öyle Bir Geçer Zaman ki (2011), Aşk Kaç Beden Giyer (2012–2013), Bir Aşk Hikâyesi (2013–2014), Kurt Seyit ve Şura (2014), dhe Sevdam Alabora (2015).
Elçin Sangu lindi si fëmija i vetëm i një familjeje etnike çerkeze nga İzmiri në bregun perëndimor të Turqisë.[10][11] Ajo u diplomua në Departamentin e Operas në Universitetin e Mersinit dhe mori mësime aktrimi në Teatrin Sahne Tozu.[1]
Në vitin 2011, ajo u luajt si Jale në serialin dramatik të Kanal D, Öyle Bir Geçer Zaman ki, ku gjithashtu këndoi dhe luajti piano.[12] Ndërmjet viteve 2012–2013, ajo luajti rolin kryesor të Nehirit në Aşk Kaç Beden Giyer. Nga viti 2013 deri në 2014, ajo luajti si Eda në Bir Aşk Hikâyesi. Në vitin 2014, ajo portretizoi Güzide në serialin dramatik historik Kurt Seyit ve Şura të filmuar në Rusi, Turqi dhe Ukrainë. Pas një roli tjetër kryesor në serialin televiziv të vitit 2015, Sevdam Alabora, ajo filloi të aktrojë në Kiralık Aşk në të njëjtin vit. Në vitin 2016, ajo u bë fytyra e produkteve të kujdesit Sunsilk,[13][14] dhe Boyner.[15]
Sangu ka një lidhje të gjatë me Yunus Özdiken, i cili mban një punë në një firmë private jashtë botës së artit dhe argëtimit.[16][17][18]
Sangu u zgjodh si aktorja e dytë më e njohur në Turqi në vitin 2016, bazuar në një numër sondazhesh të ndryshme.[19] Që nga shtatori 2016, ajo është e dhjeta e famshme turke më e ndjekur në Instagram.[20]
Filma | |||
---|---|---|---|
Viti | Titulli | Roli | Shënimet |
2017 | Mutluluk Zamanı | Ada | |
2020 | 9 Kere Leyla | Nergis | Netflix |
Seriale | |||
Viti | Titulli | Roli | Programi |
2011 | Öyle Bir Geçer Zaman ki | Jale | Kanal D |
2012 | Sen de Gitme | Burxhu | TRT 1 |
2012-2013 | Aşk Kaç Beden Giyer? | Nehir | |
2013-2014 | Bir Aşk Hikayesi | Eda | FOX |
2014 | Kurt Seyit ve Şura | Gyzide | Star TV |
2015 | Sevdam Alabora | Zejnep | atv |
2015-2017 | Kiralık Aşk | Defne Topal | Star TV |
2018 | TOLGSHOW | Kendisi | FOX |
2018-2019 | Çarpışma | Zejnep Tunç | Show TV |
2020 | İyi Günde Kötü Günde | Lejla | Star TV |
2021 | Yalancılar ve Mumları | Xhejda | FOX |
2022-duke vazhduar | Çöp Adam | Peri | Star TV |
Internet | |||
Viti | Titulli | Roli | Platforma |
2018 | Yaşamayanlar | Mia | BluTV |
Viti | Artisti | Titulli i këngës |
---|---|---|
2014 | Toygar Işıklı | "Söz Olur" |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.