From Wikipedia, the free encyclopedia
Diskalkulia [1] [2] [3] [4] paraqet vështirësi ose pengesa në kuptimin dhe mësimnxënien e aritmetikës, të tilla si vështirësi në kuptimin e numrave, pastaj vështirësi në operacionet numerike, kryerjen e llogaritjeve matematikore dhe mësimin e fakteve në matematikë. Në përgjithësi shihet si ekuivalent matematik ndaj disleksisë.
Kjo mund të ndodhë në të gjithe njerëzit pa marrë parasysh gamën e IQ së tyre së bashku me vështirësitë në lidhje me kohën (orientimi kohor), matjen dhe arsyetimin hapësinor. [5] [6] Vlerësimet e prevalencës së diskalkulisë variojnë në mes të 3 dhe 6% të popullsisë. [5] [6] Në vitin 2015, është vërtetuar se 11% e fëmijëve me diskalkuli gjithashtu kanë edhe ADHD. [7] Diskalkulia gjithashtu është e shoqëruar edhe me sindromin Turner si dhe të atyre që kanë spina bifida. [8]
Paaftësitë matematikore mund të ndodhin si rezultat i disa llojeve të dëmtimeve të trurit, në të cilin rast termi i duhur do të ishte alkalkulia, për ta dalluar atë nga diskalkulia e cila zakonisht është me një prejardhje të lindur, gjenetike ose zhvillimore.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.