From Wikipedia, the free encyclopedia
Një dervish ose darvesh[1] (nga gjuha persiane: درویش, [2] Darvīsh nëpërmjet gjuhës turke,[3] somalisht: Daraawiish, Arabisht: درويش, Darwīš) është një udhëzues, zakonisht një sufi mysliman asketik i cili udhëzon drejt një rruge ose "Tarikati", i njohur për varfëri të skajshme dhe të kursimit. Fokusi i tyre[4] është i përqendruar në vlerat universale të dashurisë dhe të shërbimit, duke i lejuar iluzionet e veta të arrijnë deri tek Perëndia.[5] Në shumicën e urdhrave sufi, një dervish është i njohur për praktikën e dhikrit e cila realizohet përmes tendosjeve fizike dhe/ose praktikave fetare me qëllim të arritjes së ekstazës deri te Zoti. Praktika më e zakonshme e tyre është Sama e cila lidhet me Rumin.
"Dervish" është një fjalë turke nga viti 1580 që rrjedh nga fjala persiane darvīsh [6] Kjo fjalë asokohe përdorej në mënyrën e njëjtë si edhe fjala arabe "Fakir" për t'iu referuar njerëzve të shenjtë musliman që kanë hequr dorë nga kjo botë për jetë strikte fetare.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.