Demokracia fjalë dhe shprehje, me prejardhje nga vetë sitemi demokratik që thuhet të ketë ekzistuar tekë grekët e lashtë, e cila nga sisteme të ndryshme në historin e njerzimit është përdorur si moto e propagandës me të cilën regjimet janë përpjekur të përvetsojnë masatat.

Deri më tashti, në histori me këtë moto janë shërbyer së pari sistemet socialiste një partiake që predikonin komunizmin si sitem ideal i shoqëris njerzore. Por që në vitet e para të ngritjes së sistemeve të tyre, filluan të vërehen dallimet edhe në propaganden e "bllokut" të këtyre shteteve. Dallimi ishte kryesisht tek sistemet që kishin nën sundim vetem një etni dhe te ato që nën sundim kishin disa etni. Kështu që përderisa ato me një etni e propaganduan për kohë më të gjatë këtë moto, shtete me etni të shumta, e zëvendësuan me shprehje e terme tjera, duke formuar jo vetem moto por edhe duke çpikur dukuri të reja, si p.sh lidhja "sovjetike" apo "bolshevizmi" e në kohën më të re, propaganda jugosllave e zëvendësojë me moton Vllaznim Bashkimi. Më këto veprime, këto shtete krijuan përshtypjen që përkatësia etnike, për individin kishte më shumë vlerë se qenia e individit. Me ndryshimet që ndodhen me rastin e shëmbjes së këtij "blloku" të shteteve socialiste, pështypja e krijuar rreth qenjës së individit dhe përkatësis etnike u përdorë nga regjimet e reja që filluan të ngrisnin sistemin e tyre me propaganden "demokracia" si shprehje nën të cilën krijojnë përshtypjen që ja këthejnë vlerën e marrur nga shteti individit në shoqëri.

Sido që të jetë, motoja "demokracia", që nga shëmbja deri më sot ka pësuar disa ndryshime, duke ju shtuar asaj edhe disa veti. Kështu sot, ashtu në mjegull, analistët të politikës dhe opinon bërsit përdorin shprehjet "demokraci" dhe "demokraci perendimore". Përderisa shprehjes "demokraci perendimore" i atribohen disa veti që kryesisht janë veti të sistemeve të pasura, shprehja "demokraci" lakohet ashtu sipas interesave të artikulluesve, duke mbajtur vleren e shprehjes si kundërvlerë e "terrorizmit".

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.