Demir Reshiti
From Wikipedia, the free encyclopedia
Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter shtetësie Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund Demir Reshiti lindi më 24 qershor 1963 në Bresanë të Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Sharr dhe Skënderaj, ndërsa fakultetin ekonomik, fakultetin e gazetarisë dhe studimet postdiplomike për gazetari në Universitetin e Prishtinës Prishtinë. Shkruan kryesisht poezi, prozë dhe publicistikë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Laureat i çmimeve të para për poezi për fëmijë në “Takimet e Gjeçovit” dhe në manifestimin tradicional “Ora e Tahir Deskut”. Veprat:Trung i ndarë, 1992; Ofshamë,1995; Abetaka, 1995; Reshje nën Pikëllimë, koautor, 1996; Ngutëm ta kapërcej kohën, 2000; Libri i Mrekullive, 2001; Libri i Gjeneratës, monografi, 2009; Mik me Diellin, 2012; Luleborë Sharri, monografi - koautor, 2016; Libri i Mrekullive, vjersha të zgjedhura për fëmijë, 2017; Endje, kritikë letrare, 2019. Ka punuar si kryeredaktor, redaktor dhe gazetar në disa mediume ("Rilindja", "Radio Kukësi", "Kosovapress", "Radio Sharri", "Zëri i Kosovës", "Epoka e Re", revista "Sharri", revista "Paqja", gazeta "Tribuna shqiptare", gazeta "Lajm"...). Aktualisht punon në RTK-Radio në Prishtinë si autor dhe prezantues i emisionit "Më Afër" që iu kushtohet bashkatdhetarëve në mërgatë.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.