departament në Francë From Wikipedia, the free encyclopedia
Côtes-d'Armor (shqiptimi frëngjisht: [kot daʁmɔʁ] ( dëgjoni); Bretonisht: Aodoù-an-Arvor , [ˈoːdu ãn ˈarvor] ; Shqip: Brigjet e Armorit), i njohur më parë si Côtes-du-Nord ( Bretonisht: Aodoù-an-Hanternoz, [ˈoːdu ãn ˌhãntɛrˈnoːs] ; Shqip: Brigjet e Veriut), janë një departament në veri të Bretanjës, në Francën veriperëndimore. Në vitin 2019, kishte një popullsi prej 600,582 banorësh. [1]
Brigjet e Armorit
Aodoù-an-Arvor (Bretonisht) Côtes-d'Armor (Frëngjisht) | |
---|---|
Shteti | Francë |
Rajoni | Bretanja |
Prefektura | Saint-Brieuc |
Nënprefekturat | Dinan Guingamp Lannion |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 6.878 km2 (2,656 sq mi) |
Popullsia (Janar 2020) | |
• Gjithsej | 603 640 |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Nr. i departamentit | 22 |
Côtes-du-Nord ishte një nga 83 departamentet origjinale të krijuara më 4 mars 1790 pas Revolucionit Francez . Përbëhej nga tërësia e afërt e Pays de Saint-Brieuc antike, pjesa më e madhe e Trégor-it historik, gjysma lindore e Cornouaille-ës dhe pjesa veri-perëndimore e dioqezës së dikurshme të Shën-Malosë .
Më 27 shkurt 1990, emri u ndryshua në Côtes-d'Armor : fjala frënge côtes do të thotë "brigje" dhe ar mor është "det" në bretonisht . Emri gjithashtu kujton atë të provincës romake Armorica ("rajoni bregdetar").
Côtes-d'Armor është pjesë e rajonit administrativ të Bretanjës dhe kufizohet nga departamentet : Ille-et-Vilaine në lindje, Morbihan në jug, Finistère në perëndim, dhe nga Kanali anglez në veri.
Komuna më e populluar është Saint-Brieuc, gjithashtu selia e prefekturës. Që nga viti 2019, ka 6 komuna me më shumë se 10,000 banorë: [1]
Komuna | Emri në shqip | Popullsia (2019) |
---|---|---|
Saint-Brieuc | Shën-Breuku | 43605 |
Lannion | Lanjoni | 20210 |
Lamballe-Armor | Lamballa | 16688 |
Dinan | Dinani | 14,407 |
Plérin | Pjerin | 14,309 |
Ploufragan | Plufraga | 11,383 |
Banorët e departamentit njihen në frëngjisht si Costarmoricains .
|
Tradita e gjatë e Côtes-d'Armor e anti-klerikalizmit, veçanërisht në brendësi rreth Guingampit (një ish bastion komunist ), shpesh ka bërë që departamenti të shihet si një zonë e e krahut të majtë në një rajon që historikisht ishte shumë katolik dhe i djathtë.
Pjesa perëndimore e departamentit është pjesë e "Britanisë së Poshtme" që flet tradicionalisht bretonisht ( Breizh-Izel në Bretonisht). Kufiri shkon nga Plouha në Mûr-de-Bretagne . Gjuha bretone është bërë një çështje të ndezur në shumë pjesë të Bretanjës dhe shumë bretonishtfolës mbarojnë shkolla dygjuhëshe. Gallo flitet edhe në lindje dhe ofrohet si gjuhë në shkolla dhe në provimet e diplomës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.