kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Ohajos, Shtetet e Bashkuara From Wikipedia, the free encyclopedia
Columbus (shqiptohet Kolumbus) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit amerikan të Ohaios. Ai është qyteti i pesëmbëdhjetë më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kolumbus është qendra e qarkut Franklin, por qyteti është zgjeruar dhe ka aneksuar pjesë të qarqeve Delaware dhe Feirfild. Qytetit i është dhënë emri për nder të Kristofor Kolombit. Ai u themelua në vitin 1812 në vendbashkimin e lumenjve Scioto dhe Olentangy, dhe mori funksionet e kryeqytetit të Ohajos në 1816. Qyteti ka një ekonomi të larmishme bazuar në arsim, institucione qeveritare, sigurimet, bankat, modën, mbrojtjen, aviacion, ushqim, rroba, logjistikë, çelik, energji, kërkime mjekësore, kujdes shëndetësor, hoteleri, shitjet me pakicë, dhe teknologji. Kolumbusi modern është shfaqur si një qytet teknologjikisht i sofistikuar. Në Kolumbus ndodhet institucioni privat më i madh në botë për hulumtime dhe zhvillimi, Instituti Memorial Battelle, CAS-i (Shërbimi i Abstrakteve Kimike), zyra qendrore më e madhe në botë e informacionit kimik, flota private e avionëve më e madhe në botë NetJets, dhe Universiti Shtetëror i Ohajos, me Kampusin më të madh në SHBA.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Columbus
Columbus | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.011) 797,434 |
Faqja zyrtare | www.columbus.gov |
Në vitin 2009, revista BusinessWeek e ka quajtur qytetin si vendi më i mirë në SHBA për të rritur fëmijë. Revista Forbes në vitin 2008 e renditi qytetin si nr. 1 për përvetësimin e teknologjisë në vend, dhe qyteti u rendit ndër dhjetë qytetet më të mirë nga Relocate America në vitin 2010. Në vitin 2007, Revista fDi e renditi qytetin nr. 3 në SHBA për qytetet e të ardhmes, dhe Kopshti Zoologjik dhe Akuariumi i Kolumbusit u vlerësua nr. 1 në vitin 2009 nga USA Travel Guide.
Në vitin 2008, MarketWatch e quajti Kolumbusin si qytetin e 7-të më të mirë për të bërë biznes në vend. Në vitin 2011, qyteti kishte pesë korporatat që bëjnë pjesë në listën e US Fortune 500. Korporata të mëdha të huaja që operojnë apo që kanë degë në qytet përfshijnë Siemens dhe Laboratorët Roxane nga Gjermania, Vaisala, Tomasco Mulciber Inc, dhe A Y Manufacturing nga Finlanda, si dhe ABB Grup dhe Mettler Toledo nga Zvicra.
Popullsia e qytetit ishte 787.033 në regjistrimin e vitit 2010, duke u bërë qyteti më i populluar në Ohajo. Ai është kryeqyteti i katërt më i populluar në Shtetet e Bashkuara.
Rajoni ku ndodhet Kolumbusi i sotëm quhej dikur Shteti Ohajo, nën kontrollin e Perandorisë Franceze. Tregtarët evropiane u dyndën në zonë, për të tregtinë e lëkurave të leshta.
Zona u përfshi në mënyrë të qëndrueshme midis fraksioneve ndërluftuese, duke përfshirë vendasit dhe interesat evropiane. Në 1740 tregtarët e Pennsylvanisë kishin pushtuar territorin deri sa francezët i dëbuan me dhunë ata. Në fillim të viteve 1750 George Washington u dërguan në Shtetin Ohajo nga Kompania Ohajo për vëzhgim, dhe lufta për kontrollin e territorit çoi në Luftën Shtatë Vjeçare midis francezë dhe indianëve vendas.
Traktati i Parisit ia dha shtetin Perandorisë Britanike në 1763. Gjatë kësaj periudhe vendi u përfshi në mënyrë rutinore në trazira, me masakra dhe beteja.
Pas Revolucionit Amerikan, Shteti Ohio u bë pjesë e Qarkut Ushtarak të Virxhinias nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Kolonë nga Bregdetin Lindor erdhën këtu, por në vend që të gjenin një yonë bosh, kanë hasën fiset Miami, Delaware, Wyandot, Shawnee, dhe Mingo, si dhe tregtarë evropiane. Fiset i rezistuan zgjerimit të Shteteve të Bashkuara, duke rezultuar në vite të konfliktit të ashpër. Beteja vendimtare e Fallen Timbers rezultoi në Traktatin e Greenville, i cili më në fund hapi rrugën për vendbanimet e reja. Në vitin 1797, një topograf i ri nga Virxhinia me emrin Lucas Sullivant gjeti një zgjidhje të përhershme në bregun perëndimor të bashkimit të lumit Scioto dhe lumit Olentangy. Një admirues i Benjamin Franklinit, Sullivant e quajti fshatin e tij kufitar "Franklinton". Edhe pse vendi ishte i dëshirueshëm në afërsi me lumenj të lundrueshëm, Sullivant dështoi fillimisht kur, në 1798, një përmbytje e madhe spastroi vendbanimin e sapo formuar. Ai këmbënguli, dhe fshati u rindërtua.
Pasi Ohajo u bë shtet në 1803, lufta politike midis liderëve më të shquar të shtetit rezultoi në lëvizjen kryeqytetit të shtetit nga Chillicothe të Zanesville dhe anasjelltas përsëri. Legjislatura e shtetit në fund vendosi që një kryeqytet i ri i ndodhur në qendër të shtetit, ishte një kompromis i domosdoshëm. Kolumbus u zgjodh si vend për kryeqytetin e ri për shkak të vendndodhjes së tij qendror brenda shtetit dhe mundësisë për të shkuar aty me anë të rrugëve të kryesore të transportit (kryesisht lumenj) në atë kohë. Legjislatura e zgjodhi atë si kryeqytetin e shtetit Ohio kundrejt konkurrentëve të tjerë, duke përfshirë Franklinton, Dublin, Worthington dhe Delaware. Para vendimit të legjislaturës shtetërore në 1812, Kolumbus nuk ekzistonte në atë kohë. Qyteti u projektua nga e para si kryeqytet i shtetit, duke përgatitur veten për rolin e tij në jetën politike, ekonomike, dhe sociale e shtetit Ohio. I quajtur në nder të Kristofor Kolombit, kryeqyteti u themelua më 14 shkurt 1812. Në atë kohë, kjo zonë ishte e mbuluar me pyje të dendur dhe përdorej vetëm për gjueti.
Qyteza e Kolumbusit u themelua zyrtarisht më 10 shkurt, 1816. Nëntë persona u zgjodhën për të plotësuar pozita të ndryshme të kryetarit të bashkisë, Thesarit, dhe disa të tjerë. Edhe pse Lufta e fundit e 1812-ës kishte sjellë prosperitet në këtë zonë, rëniet e mëvonshme ekonomike dhe kërkesat kontradiktore në vend kërcënuan suksesin e qytetit të ri. Kushtet në fillim ishin shumë të këqia me periudha të shkurtra e të shpeshta të etheve dhe shpërthimit të kolerës në 1833.
Rruga Kombëtare arriti Kolumbusin nga Baltimore në vitin 1831, e cila plotësoi një lidhje të re me Kanalin Ohajo dhe Erie të qytetit dhe çoi në një rritje të vrullshme të popullsisë. Një valë e emigrantëve nga Evropa çoi në krijimin e dy zonave etnike në periferi të qytet. Një popullsi e konsiderueshme irlandeze u vendos në veri përgjatë Rrugës Naghten (sot Bulevardi Nationwide), ndërsa gjermanët përfituan nga tokat me çmim të lirë në jug, duke krijuar një komunitet që u njoh si Das Alte Südende (SkajiJugor i Vjetër). Popullsia gjermane e Kolumbusit ndërtoi punishte birrash të shumta, Seminarin Lutheran Trinity, dhe Universitetin e Kryeqytetit.
Me një popullsi prej 3500 banorësh, Kolumbus u miratua zyrtarisht si një qytet më 3 mars, 1834. Atë ditë legjislatura kreu një akt të veçantë, i cili i dha autoritet legjislativ këshillit të qytetit dhe autoriteti gjyqësor kryetarit të bashkisë. Zgjedhjet u mbajtën në prill të atij viti, duke zgjedhur John Brooks si kryebashkiakun e parë. Kolumbus aneksoi qytetin e ndarë Franklinton në 1837.
Në vitin 1850 Hekurudha Kolumbus dhe Xenia u bë hekurudha e parë për të hyrë në qytet, e pasuar nga Hekurudha e Cleveland, Columbus dhe Cincinnati në 1851. Dy hekurudhat ndërtuan një stacion të përbashkët në lindje të rrugës së High në veri të Naghten (e quajtur në atë kohë Linja Publike Veriore). Trafiku hekurudhor në Kolumbus u rrit, duke pasur në 1875 tetë hekurudha, dhe një stacion të ri.
Më 7 janar 1857, Ndërtesa qeveritare e Ohajos më në fund u hap për publikun pas 18 viteve të ndërtimit.
Gjatë Luftës Civile, Kolumbus ishte një bazë e madhe për vullnetarët e Ushtrisë së Unionit që strehoi 26.000 trupa dhe mbajti 9.000 të burgosurve lufte të Konfederatës në Kampin Chase që ndodhet në Hilltop në perëndim Columbus. Mbi 2.000 ushtarë të Konfederatës mbetën të varrosur aty, duke e bërë atë një nga varrezat më të mëdha të Konfederatës në veri.
Nga fundi i shekullit të 19-të, Kolumbus pa ngritjen e disa bizneseve të mëdha prodhues. Qyteti u bë i njohur si "Kryeqyteti Karrocave të Botës", në sajë të pranisë së rreth 25 fabrikave të karrocave, sidomos Kompania Columbus Buggy, e cila u themelua në vitin 1875 nga C.D. Firestone. Kompania e birrës Columbus Consolidated Brewing gjithashtu u rrit gjatë kësaj kohe, dhe kjo mund të ketë kishte arritur sukses edhe më të madh po të mos ndikonte Lidhja Anti-Saloon, një organizatë kundër pijeve alkoholike me bazë në qytetin fqinj Westerville. Në industrinë e çelikut, një njeri largpamës i quajtur Samuel P. Bush drejtonte Kompaninë Buckeye Steel Castings. Në vitin 1894 në Kolumbus lindi James Thurber, shkrimtar, gazetar dhe karikaturist shumë i njohur me karrierë në Paris dhe Nju Jork. Sot departamenti i teatrit i shtetit të Ohajos ka një qendër shfaqjesh të quajtur për nder të tij, dhe shtëpia e tij e fëminisë pranë Qarkut Discovery është në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike.
"Eksperimenti Kolumbus" ishte një projekt mjedisor i njohur ndërkombëtarisht në vitin 1908, i cili ndërtoi e fabrikës së parë të ujit në botë për të aplikuar filtrimin dhe zbutjen, e projektuar dhe shpikur nga vëllezërit Hoover, Clarence dhe Charles. Ndër ata që punuan për ndërtimin e projektit ishte Jeremia O'Shaughnessy, që ndërtoi Digën O'Shaughnessy. Ky zbulim ndihmoi në reduktimin në mënyrë drastike të vdekjeve nga tifo. Këto projekte janë akoma në përdorim sot.
Kolumbus fitoi një nga pseudonimet e tij, "Qyteti i Harqeve", për shkak të dhjetra harqeve druri mbi rrugën High në fillim të shekullit të 20. Harqet ndriçuan rrugët dhe përfundimisht u bënë mjeti me të cilin energjia elektrike u sigurua për rrugët e reja. Harqet u hoqën në vitin 1914, por u rindërtuan prej metali në distriktin Short North në vitin 2002 për interesin e tyre unik historik.
Bashkimi i lumenjve Scioto dhe Olentangy ndodh vetëm në veri-perëndim të qendrës të qytetit. Kolumbus ka relativisht një topografi të sheshtë për shkak të një akullnaje të madhe që mbuloi shumicën e Ohajos gjatë Kohës së Akullnajave të Wisconsin. Megjithatë, ka diferenca të konsiderueshme në lartësi në zonë, me pikën më të lartë 345 m mbi nivelin e detit pranë New Albany, dhe pikën më të ulët 200 m pranë Lockbourne. Degët e përroit Alum dhe ato të lumit Olentangy rrjedhin në një shtrat argjilor, ndërsa degët e lumit Scioto rrjedhin nëpër toka gëlqerore.
Sipas Zyrës së Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara, qyteti ka një sipërfaqe prej 577,85 km2, nga të cilat, 562,47km2 është tokë dhe 15,38km2 është ujë.
Klima e rajonit është midis klimës së lagësht kontinentale dhe klimës së lagësht subtropikale, e karakterizuar nga një verë e nxehtë, me zagushi dhe një dimër i ftohtë dhe i thatë. Dëbora e dimrit është relativisht e lehtë.
Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Kolumbus ishte 41 °C, e cila ka ndodhur dy herë, një herë më 21 korrik 1934, dhe përsëri më 14 korrik, 1936. Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë ishte -30 °C më 19 janar, 1994. Kolumbus është subjekt i motit të ashpër tipik në Shtetet e Bashkuara Mesperëndimore (Midwestern). Stuhi të rënda mund të shkaktojnë rrufe shpeshta, breshër kokërmadh dhe erëpërdredhës (tornado), sidomos gjatë pranverës dhe ndonjëherë gjatë vjeshtës. Përmbytjet, stuhitë, dhe ngricat mund të ndodhin nga koha në kohë.
Kolumbus ka një ekonomi përgjithësisht të fuqishme dhe të shumëllojshme bazuar në arsimim, sigurimet, bankat, modën, mbrojtjen, aviacionin, industrinë ushqimore, logjistikën, çelikun, energjinë, hulumtimin mjekësor, shëndetësinë, hotelerinë, shitjen me pakicë, dhe teknologjinë.
Në vitin 2011, qyteti kishte pesë korporata që bëjnë pjesë në listën e 500 korporatave më të mëdha të SHBA-së si Nationwide Mutual Insurance Company, American Electric Power, Limited Brands, Momentive Specialty Chemicals, Big Lots, dhe Cardinal Health që ndodhet në periferi në Dublin. Punëdhënës të tjerë të mëdhenj në zonë përfshijnë shkolla të shumta (për shembull, Ohio State University) dhe spitale, institute kërkimore si Battelle Memorial Institute, institucione financiare të tilla si JP Morgan Chase dhe Huntington Bancshares, si dhe companitë Owens Corning dhe Wendy. Korporata të mëdha të huaja ose degë të tyre veprojnë në qytet si kompanitë gjermane Siemens dhe Roxane Laboratories, kompania finlandeze Vaisala, kompanitë japoneze Tomasco Mulciber Inc. dhe AY Manufacturing, si dhe kompanitë zvicerane ABB Group dhe Mettler Toledo.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.