Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Blaise Pascal (shqiptimi: Blezë Paskal) (19 qershor 1623 - 19 gusht 1662) ishte matematikan, fizikant, dhe filozof francez. Punimet e tij te para ishin ne shkencat e zbatuara dhe ato natyrore, ku ai edhe dha ndihmesat e tij te shquara ne ndertimin e njehsuesve, studimin e lengjeve, dhe qartesimin e koncepteve te trysnise dhe zbrazetise (vakumit), duke plotesuar punen e Evangjelista Torriçelit. Ai ishte nje matematikan i rangut te larte. Paskali ndihmoi ne krijimin e dy fushave te reja te kerkmit. Ai shkroi edhe nje traktat te shquar mbi temen e gjeometrise projektive ne moshen 16 vjecare, dhe pati leter-shkembim me Pierre de Fermat, nga viti 1654 mbi teorine e probabilitetit, duke ndikuar fuqishem zhvillimin e ekonomise moderne dhe shkencave shoqerore.
Pas përjetimit mistik ne vitin 1654, ai braktisi punen e tij shkencore dhe iu perkushtua filozofisë dhe teologjise. Dy veprat e tij te famshme datojne nga kjo periudhe: Lettres provinciales (Letrat provinciale) dhe Pensées (Mendimet). Ai pati nje shendet te lig gjate gjithe jetes se tij, interesat e tij te reja u ndërprenë nga vdekja e tij, dy muaj pas 39 vjetorit te lindjes se tij.
Ka studiuar ne thellesi trekendeshin e koeficienteve binomiale qe me pas mori emrin e tij dhe u quajt "Trekendeshi i Paskalit".
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.