From Wikipedia, the free encyclopedia
Bernardi i Kiaravales ose Bernardi i Klervosë (Fonten, pranë Dizhosë, 1090 - 21 gusht, 1153 në Klervo) ishte një kryemurg dhe themeluesi i parë i reformimit të urdhrit manastiror cistercian dhe përhapës i tij në të gjithë Evropën. I ishte një mistike, predikues, teolog dhe ekzorcist. Zëri i ndërgjegjes, figura mbizotëruese në kishën e krishterë nga 1125 - 1153 (Kantor 1993), autoriteti i tij ndihmoi t´i jepej fund përçarjes së Kishës të vitit 1130. Bernardi ishte zëri kryesor zakonruajtës gjatë rigjallërimit mendor (intelektual) të qindvjeçarit të 12-të dhe kundërshtari kryesor i skolastikës teologjike që po lindte. Bernardi ishte shumë i përkushtuar ndaj Virgjëreshës Mari, dhe mbrojtësi më me ndikim i Kryqëzatës së Dytë. Ai u kanonizua shenjtor në vitin 1174 dhe u shpall doktor i kishës në vitin 1830.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.