Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në vitet 1643, një italian, Evangjelista Toriçeli (Evangelista Torricelli) zbuloi vlerën e trysnisë së ajrit. Mbushi me zhivë një tub qelqi të graduar e të mbyllur nga njëra anë. E ktheu përmbys duke e mbyllur vrimën me gisht dhe e zhyti në një vaskë që përmbante zhivë.
Kur hoqi gishtin, zhiva zbriti në nivelin 76 centimetra dhe aty u ndal, në atë çast trysnia atmosferike e jashtme që peshonte mbi vaskë ishte në drejtpeshim me atë në brendësi të tubit që ushtrohej nga zhiva.
Meqë pesha e 76 centimetrave zhivë është 1.033 kilogramë dhe tubi kishte një bazë prej 1 cm2, Evangjelista Toriçeli arriti në përfundim se atmosfera ushtronte një trysni prej pak më shumë se një kilogram mbi çdo centimetër katror të sipërfaqes (1kg/1cm2).
Instrumenti i shpikur prej Evangelista Toriçelit për matjen e trysnisë quhet barometër. Në fund duhet cekur se Evangjelista Toriçeli ishte fizikan dhe matematikan italian, nxënës i Galileo Galileut, dhe ka jetuar relativisht shkurt. Ai u lind në vitin 1608, kurse vdiq më 1647.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.