From Wikipedia, the free encyclopedia
Balshë Strazimiri ose Balsha III (ndër dokumente mbiemri ndonjëherë është Balšić or Đurđević, 1387 – Beograd, 28 prill 1421) qe sundimtari i pestë dhe i fundit i Zetës nga familja fisnike e Balshajve, nga prilli i 1403 deri në prillin e 1421. Ai qe i biri i Gjergjit II dhe Jelena Lazareviqit.
Në prillin e 1403, shtatëmbëdhjetëvjeçari Balsha III u bë sundimtar i Zetës kur i ati, Gjergji II vdiq si pasojë e plagëve që kishte marrë në Betejën e Tripoljes. Si i ri dhe pa përvojë, këshilltare kishte të ëmën, Jelenën, motër e sunduesit të Serbisë në atë kohë, Stefan Lazareviqit. Nën ndikimin e së ëmës, Balsha III ktheu rendin e fesë shtetërore, duke miratuar një ligj që deklaronte Krishtërimin Ortodoks si fenë zyrtare të shtetit, duke e bërë Katolicizmin një konfesion të toleruar.
Balsha III ndërmori një luftë 10 vjeçare kundrejt Venedikut, Lufta e Parë e Shkodrës. Më 1405 Ulqini, Tivari dhe Budva qenë pushtuar nga venedikasit. Balsha më pas u bë vasal i Osmanëve. Më 1409 gjithaq, Venediku kishte blerë të drejtat për Dalmacinë nga Mbreti Ladislaut të Napolit dhe nisi luftën për kontrollin e qyteteve dalmate. Pas një mundimi të madh, Balsha ua mori Tivarin venedikasve më 1412
ishte sundimtari i fundit i principatës së Balshajve, udhëheqës i luftës së gjatë për çlirimin e krahinës së Shkodrës dhe të qyteteve bregdetare Ulqin, Tivar, Budua nga pushtimi venedikas. Lufta i solli më në fund Balshës zotërimin e tre qyteteve më 1412. Balsha III arriti të bashkojë në aleancë rreth tij një numër feudalësh nga trevat veriore e qendrore, të cilët shihnin në luftën e udhëhequr nga Balsha III të vetmen mundësi për të siguruar qendrat më të rëndësishme ekonomike të vendit. Lufta vazhdoi për më se dy vjet, duke u sjellë aleatëve suksese që u lejuan të çlironin krahinën e Shkodrës, si dhe qytetin e Drishtit dhe rrethet. Vdekja e parakohshme e Balshës III në prill 1421 pa lënë trashëgimtar, u bë shkak që aleanca e parë e formuar nga feudalët shqiptarë të shpërndahej dhe zotërimet e Balshës III të kalonin përkohësisht në duart e të ungjit, despotit serb Stefan Lazareviç.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.