From Wikipedia, the free encyclopedia
Aziz Çami (1893 - Tiranë, 15 dhjetor 1943) ishte një ushtarak shqiptar, atentator, veprimtar i Ballit Kombëtar. Më 1920 ai ishte komandant në Luftën e Vlorës. Në mes të viteve 1920 ai u internua pas restaurimit të Monarkisë së Ahmet Zogut dhe qe një ithtar i Fan Nolit. Në 1931 Çami u arrestua për tentativën e atentatit kundër Ahmet Zogut. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai iu bashkua Ballit Kombëtar dhe luftoi kundër okupatorëve fashistë. U vra nga komunistët në Tiranë në dhjetor 1943.
Aziz Çami, anëtar i familjes Çami, u lind në Filat, Çamëri, në vitin 1893.[1][2] Në vitin 1917 ai u diplomua nga Akademia Ushtarake e Torinos si oficer artilerie. Pas pjesëmarrjes së tij në Luftën e Vlorës në vitin 1920, Çami u bë një pasues i Fan Nolit. Pas Lëvizjes së qershorit 1924 u largua nga Shqipëria Ai u bë një aktivist i Komitetit Nacional Revolucionar (Konare), të krijuar dhe udhëhequr nga Noli në 25 nëntor 1925 në Vjenë, e cili synonte përmbysjen e qeverisë së Zogut në Shqipëri.[3]
Hasan Prishtina dhe Mustafa Merlika-Kruja, dy njerëz që udhëhiqnin shoqatat antizogiste në Vienë në atë kohë organizuan vrasjen e mbretit duke rekrutuar Aziz Çamin dhe Ndok Gjeloshin, dy ish-oficerë të xhandarmërisë dhe republikanë të vendosur. Sipas kujtimeve të Gjeloshit ai e studjoi shumë mirë skenën para se të kryhej atentati.[4]
Më 20 shkurt 1931 Çami dhe Gjeloshi u përpoqën të vrisnin Zogun në Vienë, Austri në shkallët e Operas së Shtetit të Vjenës, kur mbreti shqiptar ishte duke e lënë ndërtesën, pasi kishte parë operan "Palaçot".[4][5] Roja personal i Zogut major Llesh Topallaj u vra, dhe Ministri në gjykatë, Eqrem Libohova u plagos, ndërsa Zogu vetë shpëtoi i padëmtuar.[5] Sipas disa burimeve, Zogu arriti nxjerrë pistoletën e tij dhe të qëllojë në drejtim të atentatorëve, pa arritur ti godasë.[5] Thuhet se Zogut i janë bërë 55 atentate, gjatë sundimit të tij.[5] Të dy Çami dhe Gjeloshi mbanin pasaporta jugosllave në atë kohë, edhe pse Jugosllavia në atë kohë nuk do të dëshironte vdekjen e Zogut, sepse kjo do të çonte në një ndërhyrje të Mbretërisë së Italisë në Shqipëri, e cila nuk ishte në interesin e Jugosllavisë.[5]
Sipas kujtimeve të Gjeloshit, Gjeloshi vrau Llesh Topallajn sepse e ngatërroi atë me Zogun. Topallaj kishte rroba ushtarake, ndërsa Zogu ishte me rroba civile. Gjithashtu ishte Gjeloshi i cili plagosi Eqrem Libohovën.[4] Gjeloshi gjithashtu kujton se revolveri i Çamit nuk shkrepi dy herë rresht dhe e shtëna e tretë e Çamit ishte e pafatë, sepse ajo tashmë ishte vonë.[4] Gjeloshi e kundërshton faktin që Zogu bëri përpjekje për të mbrojtur veten e tij dhe aq më tepër që mbreti nxorri pistoletën e tij për të qëlluar ndonjë.[4] Gjithashtu Gjeloshi kujton se Llesh Topallaj nuk e mbuloi me trupin e tij mbretin si thonë disa legjenda shqiptare, për shkak se Topallaj u qëllua nga Gjeloshi dhe nuk kishte kohë për të reaguar.[4] Gjithçka sipas Gjeloshi ndodhi në jo më shumë se disa sekonda, sepse sigurimi austriak reagoi menjëherë dhe i kapi të dy atentatorët.[4]
Në vitin 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga ana e Mbretërisë së Italisë, autoritetet italiane e emëruan Aziz Çamin shef të policisë së Korçës, por Çami dezertoi dhe u bashkua me Ballin Kombëtar, në të cilin ai do të bëhej komandant i një batalioni dhe në mënyrë aktive i rezistoi trupave gjermane.[6] Në vitin 1943 ai u bë komandant i forcave të Vlorës të Ballit Kombëtar, duke pasuar Hysni Lepenicën, i cili ishte vrarë gjatë një beteje me trupat italiane. Çami vetë u vra nga komunistët shqiptar në dhjetor 1943, në të njëjtin shesh ku u vra Avni Rustemi në vitin 1924.[7]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.