Atmosfera e Tokës

From Wikipedia, the free encyclopedia

Atmosfera e Tokës
Remove ads

Atmosfera e Tokës është shtresa e gazrave që e mbështjell planetin Tokë dhe që mbahet nga graviteti i Tokës. Atmosfera e mbron jetën në Tokë duke e absorbuar rrezatimin diellor ultravjollcë, ngroh sipërfaqen përmes ruajtjes së nxehtësisë dhe redukton ekstremet e temperaturës gjatë ditës dhe natës .Atmosfera e sotme është si rezultat i aktivitetit të organizmave të gjallë, që populluan oqeanet pas paraqitjes së qenieve të gjalla në Tokë.[1]

Thumb
Drita blu është e shpërndarë në më shumë se gjatësitë e valëve tjera nga gazrat në atmosferë, duke i dhënë Tokës një dritë të kaltër kur shihet nga bori i Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar në hapësirë, në lartësinë prej 402–424 km.
Remove ads

Përbërja

Ajri është i përbërë kryesisht nga azoti, oksigjeni, dhe argoni. Avulli i ujit është përgjegjës për rreth 0.25% të atmosferës sipas masës. Përqendrimi i avullit të ujit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga rreth 10 ppmv në pjesët më të ftohta të atmosferës deri në më shumë se 5% sipas vëllimit në pjesët e nxehta, në masat e ajrit me lagështi, dhe përqendrimet e gazrave atmosferike të tjera janë zakonisht për ajrin e thatë pa avull uji.[2]

Përbërësit kryesore të ajrit të thatë, sipas vëllimit[3]

Më shumë informacion Gazi, Vëllimi ...
Remove ads

Struktura e atmosferës

Shtresat kryesore

Në përgjithësi, shtypja e ajrit dhe dendësia ulen sipas lartësisë në atmosferë. Megjithatë, temperatura ka një profil më të komplikuar me rritjen e lartësisë, dhe mund të mbetet relativisht konstante apo edhe të rritet me lartësinë në disa rajone.

Toka ka katër shtresa kryesore të cilat janë troposfera, stratosfera, mezosfera, dhe termosfera.[4] Nga më e larta deri te më e ulta, kater shtresat kryesore janë:

  • Termosfera: 80 to 700 km (50 to 440 milje)[5]
  • Mezosfera: 50 to 80 km (31 to 50 milje)
  • Stratosfera: 12 to 50 km (7 to 31 milje)
  • Troposfera: 0 to 12 km (0 to 7 milje)[6]
Remove ads

Referime

Lidhjet e jashtme

Loading content...
Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads