Vepra Historia e vjetër e Romës nga Dionisi

Romaiki arheologia apo latinisht Antiquitatum Romanarum (Historia e vjetër e Romës) është një vepër e autorit me prejardhje nga Greqia antike Dionisi i Halikarnasit. Vera është krijuar në vitet e fundit para erës sonë dhe përbëhej nga 20 libra nga të cilat janë ruajtur të plota 10 librat e parë, disa fragmente nga libri i njëmbëdhjetë dhe pjesë nga librat tjerë. Në këtë vepër autori përpiqet që të plotësoj veprën e Polibit.

Autori këtë vepër e fillon me historinë e kohërave të lashta dhe e përmbyllë veprën me historinë e luftës ës paë punike të zhvilluar në vitin 264 p.e.s. Kjo vepër paraqitet nga autori si plotësim i veprës së Polinit kryesisht pjesën që ka të bëjë me periudhën e lashtë. Nga studiuesit e antikës kjo vepër cilësohet si e përciptë dhe e pasaktë në krahasim me veprën që kishte për qëllim të plotësonte.

Pjesët më interesante të kësaj vepre që kanë të bëjnë me pellazgët janë :

  • Libri I (17/1-3, 18/-5, 19/1, 20/1-5, 23/1, 24/4, 25/2-3, 26/1, 28/3-4, 29/1, 30/1, 5)
  • Libri II (1/1, 51/1-2, 72/2)
  • Libri XIX (9/1-3)
  • Libri XX (1/1-5, 2/1-4, 3/1-7, 4/4-6, 8/1-4, 9/1-2, 10/1-2, 12/1-3)

Burim i të dhënave


Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.