From Wikipedia, the free encyclopedia
Antikrishti (gr. anti = kundër; dhe krishti = mesia) në eskatologjinë e krishterë nënkupton një person, figurë të një personi, vete apo qenie tjetër që është trupëzim i së keqes. Emri antikrisht rrjedh nga libri 1 dhe 2 i Gjonit, i cili përshkruan çdokënd që mohon Krishtin. Emërtimi përdoret shpesh në profecitë lidhur me "Bririn e vogël" të fuqisë tek Danieli 7, dhe ka të bëjë me shumë mësime të Fundit të botës.
Emërtimi vetë shfaqet pesë herë në librin 1 dhe 2 të Gjonit në Besëlidhjen e Re njëherë në trajtën shumës dhe 4 herë në njëjës, dhe shoqërohet gjerësisht me besimin e kundërvënies dhe marrjes së vetes së ligë kundër Jezusit.
Antikrishti do të thotë Mesia i rremë, Profeti i rremë, prandaj është një figurë izraelite apokaliptike (d.m.th. që ka të bëjë me fundin e kohës sonë. Profecia kryesore që merret me këtë periudhe shtatëvjetore gjendet te Danieli kap. 9: profecia e shtatë periudhave prej shtatë vitesh. Gjashtë periudha kanë kaluar, por periudha e shtatëdhjetë ende nuk ka filluar. Nga fillimi i kësaj periudhe të fundit deri në rastin e kthimit të Mesisë (Jezusit), për të vendosur mbretërinë e tij, do të kalojnë shtatë vjet. Kjo periudhë në librin e Danielit quhet java e shtatëdhjetë, (sh. Dan 9,20-27). Ajo i përgjigjet marrëveshjes prej shtatë vitesh ndërmjet konfederatës perëndimore (evropiane) dhe Izraelit nën udhëheqjen e mesisë së rremë, sipas së cilës garantohet mbrojtja e Izraelit. Me këtë garanti do të rindërtohet tempulli.
Por kjo marrëveshje do të shkelet pas 3,5 vitesh. Diktatori evropian (Egërsira e parë) do ta sulmojë Izraelin dhe do ta pushtojë me humbje të rënda nga ana e Izraelit (sh. Zb 12,4, krhs. Dan 8,10): do t’i japë fund kultit në Tempull e do t’i detyrojë të gjithë të bien në idhujtari në Izrael. Profeti i rremë (antikrishti ose Egërsira e dytë – sh. Zb 13,11-18; 2 Sel 2,3-12) do të hyjë në Tempull duke pretenduar se ai është vetë perëndi e do të kërkojë nderime hyjnore për vete ashtu si për Egërsirën e parë (Zb 13,1-10). Një shtatore e Egërsirës së parë (diktatorit evropian) do të ngrihet në vetë Tempull.
Për 3,5 vjetët që mbeten, gjithkund në Izrael ashtu si në Evropë, Egërsira e parë do t’i detyrojë të gjithë banorët e perandorisë së tij ta adhurojnë vetveten, përndryshe ata do të dënohen me vdekje. Ai do t’i detyrojë të gjithë ta vendosin shenjën e tij në dorën e djathtë ose në ballë. Vetëm ata që e kanë këtë shenjë do të kenë të drejtë të blejnë ose të shesin. Shenja do të përbëhet nga emri i Egërsirës së parë ose nga shifra e këtij emri. Pastaj do të vijë koha e përndjekjes së tmerrshme dhe e apostazisë në Izrael. Për këtë arsye kjo periudhë quhet apostazia ose ngushtica e madhe. Ai përbëhet nga një gjysmë e javës (Dan 9, 27), 1.260 ditët (Zb 12,6), koha, kohët dhe gjysmë kohe = një vjet, dy vjet dhe një gjysmë e vitit (Zb 12,14), edhe 42 muaj (Zb 13,5). Kjo periudhë karakterizohet nga lëshimi i zemërimit të Perëndisë mbi botën fajtore, me kombin fajtor të Izraelit në mes. Kjo periudhë do ta arrijë kulmin e saj në tokën e Izrealit me betejat e tmerrshme që do ta mbulojnë me gjak (Ap 14, 20). Pikërisht në këtë moment kur gjithçka, siç duket, është e humbur për Izraelin, Mesia do të ndërhyjë dhe kombi do të shpëtojë.
Në kohën e mërgimit të izraelitëve në Babiloni, Danieli pyeti Perëndinë për kohën e ardhjes së Mesisë dhe për kohën e fillimit të mbretërisë së tij. Engjëlli (lajmëtari) Gabriel solli përgjigjen nga Perëndia që vijon : Është përcaktuar për kombin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë (Jerusalem) 70 periudha prej 7 vitesh deri në pendimin e kombit; deri në mbarimin e rebelimit; deri në mbarimin e rendit të vjetër dhe deri në fillimin e rendit të ri, dhe deri në pastrimin e Tempullit. Dëgjo dhe kupto, që nga koha kur doli urdhri që të rindërtohet Jerusalemi (dekreti i Artakserksit në v. 444 p.e.s.) deri në ardhjen e Mesisë, janë caktuar 7 periudha prej 69 vitesh ( = 476 vjet sipas llogaritjes sonë) dhe në fund të kësaj periudhe…do të zhduket Mesia dhe s’do t’i ketë pasardhës. Pas kësaj, qyteti dhe tempulli do të shkatërrohen prej udhëheqësit (gjeneralit romak me emrin Tit) që do të vijë. E deri në mbarim do të ketë shkatërrim dhe katastrofa. Ai (diktatori evropian) do ta lidhë besëlidhjen me shumicën (me renegatët izraelitë nën udhëheqjen e mesisë së rremë) për 7 vjet. E pas kalimit të gjysmës së kësaj periudhe, ai do të ndalojë vazhdimin e flijimeve (në Tempull). Në majin e Tempullit do të ngrihet shtatorja idhujtaref, që do të mbetet atje, derisa të bjerë mbi atë që e vendosi atje (d.m.th. mbi antikrishtin), shkatërrimi i cili i është paracaktuar.». Profecitë e Jezusit modelohen në këtë profeci të Danielit. Referimet e tjera rreth antikrishit janë si vijon :
2Vëllezër, ju pritni që të vijë Jezusi, Zoti ynë, dhe që të bashkohemi me të. Por ju lutemi: 2Mos u ngatërroni aq shpejt, as mos u trembni për shkak të pohimit se tashmë mbërriti dita e Zotit. Mos i besoni edhe në qoftë se ndokush pretendon ta bazojë pohimin e tij në ndonjë vegim gjoja profetik, në ndonjë fjalë ose në ndonjë letër gjoja të shkruar nga ne. 3Mos lejoni të gënjeheni kurrsesi nga askush! Më parë duhet të vijë apostazia e madhe dhe të shfaqet Mesia i rremë, që bashkon në vete gjithçka të keqe dhe që është paracaktuar për rrënim. 4Ai do të ngrihet përmbi çdo të ashtuquajtur perëndi ose objekt të adhurimit, saqë ta ngrejë fronin e tij edhe në Tempullin e Perëndisë duke pohuar se ai është vetë Perëndi.
5Po a nuk ju bie ndër mend se jua kam thënë këtë gjë kur isha mes jush? 6Tani e dini se çfarë e pengon që (Mesia i rremë) të shfaqet në kohën e paracaktuar. 7Vërtet, fuqia e kryengritjes tashmë po vepron, por ka diçka që e pengon atë deri të jetë hequr nga mesi. (2 Selanikasve 2,1-7). Apostulli Gjon përmend antikrishtin si fryma e kryengritjes që tani tashmë vepron.
Egërsira e parë: diktatori evropean
13 Pashë një Egërsirë që po dilte nga deti (i paganëve), e cila kishte dhjetë brirë e shtatë koka. Në çdo bri kishte një kurorë dhe mbi kokat e saj ishin shkruar titujt që fyenin Perëndinë. 2Egërsira dukej si një leopard; këmbët i kishte si putra ariu dhe gojën si të luanit. Kuçedra i dha asaj pushtetin e saj ekzekutiv, fronin e saj dhe fuqi të madhe. 3Me sa dukej, njërën prej kokave e kishte të plagosur për vdekje, por plaga vdekjeprurëse iu shërua. Njerëzit e mbarë tokës u çuditën për këtë Egërsirë dhe iu bindën urdhrave të saj. 4Të gjithë njerëzit e adhuruan kuçedrën, sepse ajo ia kishte dhënë Egërsirës një pushtet të tillë. Adhuruan edhe Egërsirën dhe thanë: «Kush ia arrin Egërsirës? Kush mund të matet me të?»
5Egërsirës i lejohej të mbante fjalime të pabesueshme, në të cilat fyente Perëndinë, dhe për 42 muaj i lejohej të ushtronte ndikimin e saj. 6Ajo foli me përbuzje për Perëndinë, për emrin e tij, për tempullin e tij, si dhe për të gjithë ata që banojnë në qiell. 7Perëndia e lejoi që të bënte luftë me popullin e tij dhe ta mundë. Të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, të gjithë njerëzit e çdo gjuhe i detyroi t’i bindeshin urdhrit të saj. 8Të gjithë banorët e tokës do ta adhurojnë, të gjithë, emrat e të cilëve nuk u shkruan që nga fillimi i botës në librin e jetës së Qengjit të flijuar. 9Kush mund të dëgjojë, të dëgjojë mirë: 10kush është caktuar për burgim, do të burgoset. Kush është caktuar për ekzekutim, do të ekzekutohet. Duke marrë parasysh këtë, popullit të Perëndisë do t’i nevojitet qëndrueshmëri dhe besnikëri.
Egërsira e dytë: mesia i rremë
11Pastaj pashë një Egërsirë tjetër duke dalë nga toka (e Izraelit). Ajo kishte dy brirë si qengji, por fliste porsi kuçedër. 12Pushtetin e saj e ushtronte në emër të Egërsirës së parë. Ajo e detyroi tokën (e Izraelit) dhe të gjithë banorët e saj të adhuronin Egërsirën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse. 13Egërsira e dytë bëri mrekulli të mëdha: Në sy të të gjithëve bëri që zjarri të binte nga qielli në tokë. 14Me anë të mrekullive që bëri në emër të Egërsirës së parë, i mashtroi të gjithë banorët e tokës. Egërsira ua mbushi mendjen të ngrinin një shtatore për nder të Egërsirës së parë që ishte plagosur me shpatë, por që kishte shpëtuar. 15Egërsira e dytë mund ta gjallëronte shtatoren e Egërsirës së parë, në mënyrë që ajo të fliste e të urdhëronte të vriteshin të gjithë ata që nuk ia kishin adhuruar shtatoren. 16Egërsira i kishte të gjithë në dorë: të mëdhenj dhe të vegjël, të pasur dhe të varfër, të lirë dhe skllevër. I detyroi t’u vihej shenjë në dorën e djathtë ose në ballë. 17Vetëm ai që e kishte këtë shenjë, kishte të drejtë të blinte ose të shiste. Shenja përbëhej nga emri i Egërsirës ose nga shifra e këtij emri. 18Për këtë duhet mençuri. Kush ka mend, mund ta zbulojë kuptimin e shifrës, sepse ajo shënon emrin e një njeriu. Kjo shifër është 666.* (Apok/Zb 13,1-17 (*6 = njeriu, 3 = Perëndia, d.m.th. njeriu që hiqet si Perëndi)
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.