Andrea Mano
skulptor shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
skulptor shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Andrea Mano (1 shtator, 1919 - 11 qeshor, 2000) ishte një skulptor, pedagog, nga Tirana.
Në vitin 1931 filloi Shkollën Teknike të asaj kohe që sot quhet shkolla “Harri Fulz“, në degën e vizatimit dhe të plastikës, shkollë të cilën e përfundoi në vitin 1938. Në vitin 1939 filloi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, në atelienë e profesor Zanellit. Në vitin 1942, në përfundim te vitit të tretë ndërpreu studimet dhe u kthye në atdhe, ashtu si shumë studentë të tjerë shqiptarë për arësye patriotike. Mbas clirimit të vendit në vitin 1946 ju akordua një bursë studimi në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb, studime të cilat i nderpreu në vitin 1948 për arësye të prishjes së marëdhënieve të Shqiperisë me ish Jugoslavinë. Në akademine e Zagrebit mori mësime nga profesorët Radush dhe Kërshiniq. Në vitin 1949 përsëri me një bursë të akorduar nga shteti shqiptar, u nis për të përfunduar studimet në Akademinë e Artit “Rjepin” në Leningrad sot ShënPeterburg. Këtu vazhdoi studimet po në degën e skulpturës nën drejtimin e pedagogut Lishev Vsevolodovic. Në vitin 1954 përfundoi studimet në këtë Akademi duke marrë titullin “Skulptor”. Nga viti 1954 deri në vitin 1970 dha mesim në Shkollën e Mesme Artistike” Jordan Misja” në Tiranë. Nga viti 1970 deri në vitin 1982 punoi si pedagog në ateliane e skulpturës monumentale në institutin e lartë të arteve sot Universiteti i Arteve.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.