Anëtarësimi i Maqedonisë së VeriutBashkimin Evropian (BE) ka qenë në agjendën aktuale për zgjerimin e ardhshëm të BE-së që nga viti 2005, kur Maqedonia u bë vend kandidat për anëtarësim, por që ende nuk ka hyrë në negociatat e pranimit. Ajo paraqiti kërkesën e anëtarësimit në 2004, trembëdhjetë vjet pas pavarësisë së saj nga Jugosllavia. Në shkurt dhe shtator 2018, ishte një nga vendet kandidate, së bashku me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjen dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Turqinë, pas raundit të fundit të zgjerimit që solli anëtarësimin edhe të Kroacisë. Aderimi në BE është përcaktuar si përparësia më e lartë strategjike për qeverinë e vendit.[1][2][3]

Thumb
Bashkimi Evropian dhe Maqedonia e Veriut

Një pengesë e madhe për anëtarësim të plotë ishte mosmarrëveshja për emrin e Maqedonisë, me të cilën Greqia kundërshtonte njohjen diplomatike të vendit nën emrin "Republika e Maqedonisë". Sidoqoftë, më 27 qershor 2018, si pjesë e marrëveshjes së Prespës është miratuar emri "Republikën e Maqedonisë së Veriut" si emër zyrtar i vendit, BE miratoi fillimin e bisedimeve të pranimit, të cilat priten në vitin 2019, me kusht që kriteret të jenë përmbushur.[4]

Motoja e Qeverisë së Maqedonisë për kandidaturën e saj në BE është "Dielli, gjithashtu, është një yll", duke iu referuar diellit nga flamuri i Maqedonisë së Veriut i paraqitur mes yjeve të tjerë në flamurin e Evropës, në logon zyrtare të kandidaturës.

Maqedonia e Veriut aktualisht po merr 1.3 miliardë euro ndihmë për zhvillim deri në vitin 2020 nga Instrumenti i Ndihmës Para-Anëtarësimit, një mekanizëm financimi për vendet kandidate në BE.

Shiko gjithashtu

Referime

Linqe te jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.