From Wikipedia, the free encyclopedia
Alija Izetbegoviq (Bosanski Shamac, 8 gusht 1925 - Sarajevë, 19 tetor 2003), kryetar i parë Bosnjës dhe Hercegovinës së pavarur, themelues dhe kryetar i parë i Partisë së Aksionit Demokratik.
Në Sarajevë u shkollua dhe jeton që nga viti 1927. Studimet i filloi për agronomi ndërsa më 1954 kaloi në fakultetin juridik. Diplomoi më 1956 ndërsa me 1962 dha provimin e avokaturës.
Alija Izetbegoviqi rridhte nga një familje myslimane, me prejardhje nga Beogradi. Sipas tij, gjyshi i tij Alija, emrin e të cilit e ka trashëguar ai, ka lënë Beogradin në vitin 1868, vit kur të gjithë myslimanët braktisën Beogradin dhe u vendos në Bosanski Shamac, Azizia e dikurshme, sipas Sulltan Azizit, i cili u kishte falë tokat e kësaj krahine.
I lindur nga babai Mustafa dhe e ëma Hiba. Në vitin 1927 shpërngulen në Sarajevë. Alija ka qenë i martuar me Haliden, baba i dy vajzave Sabinës dhe Lejlës, dhe Bakir.
Ai ishte për një kohë të gjatë kundërshtar i flakët i komunizmit dhe për aktivitetet e tij pan-islamike dy herë u burgos nga regjimi totalitar i Jugosllavisë. Herën e parë më 1946 si anëtar i organizatës "Myslimanët e Rinj", me tre vjet burgim dhe më pas në procesin e njohur të montuar gjyqësor më 1983 u dënua me 14 vjet burgim, që më vonë u shkurtua në 12 e në fund në 9 vjet. Asokohe u dënua si autor i Deklaratës Islame të shkruar më 1970. Nga burgu doli më 1988 mbas pesë vjet e tetë muaj. Kah fundi i vitit 1989 ngriti iniciativën për themelimin e një partie myslimane në Jugosllavi (Partia e Aksionit Demokratik) ndërsa në kuvendin themelues të kësaj partie të mbajtur në Sarajevë më 1990 u zgjodh kryetar i saj. Po në atë vit në zgjedhjet shumëpartiake kjo parti fitoi mbi komunistët . Ai u bë president i Bosnjës dhe Hercegivinës. Gjatë holokaustit që përjetuan myslimanët gjatë viteve '90-'95 Izetbegoviqi qëndroi në mesin e tyre pa lëshuar zyrën dhe apartamentin e tij. Pas presioneve ndërkombëtare dhe vuajtjeve të mëdha që populli i tij po i përjetonte.ëntor të vitit 1995, u detyrua të nënshkruaj marrëveshjen e Dejtonit për paqe që de fakto ndau Bosnjën dhe Hercegovinën. Në shtatorë 1996 ai u rizgjodh president i presidencës treanëtarësh të Bosnjës. Më 1999, ai shpalli vendimin e tij për dorëheqje nga posti i presidentit të Bosnjës. Shëndeti në njërën anë, mosha e shtyrë dhe më e rëndësishmja ashtu si ai u shpreh përcaktimi i komunitetit ndërkombëtarë të dobësoj esencën islame të Bosnjës: "Komuniteti ndërkombëtarë po i shtynë gjërat përpara në Bosnjë... por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit mysliman. Unë e ndiej këtë si një padrejtësi", "Këto janë gjëra që unë nuk mund të jetoj me to". Alija Izetbegoviq është gjithashtu edhe mendimtarë dhe shkrimtarë i respektuar. Ai është i mirënjohur për librin e tij "Islam ndërmjet lindjes dhe perëndimit" që i cilësuar si më i miri i viteve të 80-të.itin 1997 u laborua me çmimin Feisal, çmim ky që i dedikohet autorëve islam më të suksesshëm të vitit. Kjo hyrje në gjendjen njerëzore analizon mohimin e perëndimit islamin dhe kontributin e dhënë nga myslimanët në komparacion të civilizimeve islame dhe shekullare. Ai tregon se ku të dy takohen dhe ndahen, duke investiguar krahas artit, moralin, dhe ligjin. Libri origjinal u publikua më 1984 kur Izetbegovici ishte ende në burg. Libri Evropian më i shitur, u vlerësua nga autori britanik Asad Yawar si" libri më i shkëlqyer që u publikua në Evropë në 1980-tat".
Përveç librit të lartpërmendur është autor edhe i librave "Deklerata Islame", "Mundimet në Burg" si dhe përmbjedhjen e artikujve "Problemet e Rilindjes Islame". Alija Izetbegoviq shumë i respektuar nga bota perëndimore për krenarinë dhe mosfshehjen e identitetit të tij islam dhe nga bota myslimane si ideolog dhe shkrimtar i madh do të mbetet si një personalitet i madh dhe me ndikim në botën e parë si politikan i aftë e në te dytën ndoshta personaliteti islam më i shquar i këtij fundmileniumi.
Alia Izetbegoviqi është fitues i Çmimit për të Drejtat e Njeriut i qytetit të Izmirit (1994), është dekoruar me medaljen kroate "Mbretëresha Katarina" (1995), më 1997, Doktor Nderi i Universitetit Marmara të Stambollit, Doktor Nderi i Universitetit të Riadit, Medaljen e Lirisë e Republikës së Turqisë, më 1998, Medaljen e Pavarësisë të Katarit dhe Kartën e Paqes të Ligës Ndërkombëtare Humaniste, shpërblimin e Forumit "Crans Montana" për promovimin e të drejtave të njeriut (1999).
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.