From Wikipedia, the free encyclopedia
Ajri i thatë është një përzierje gazrash e atmosferës së tokës që mbahet nga rëndesa e saj dhe përbëhet kryesisht nga dy gaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%), 1% argoni, dhe dioksidi i karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla. Në gjendje natyrore ajri është pa erë dhe pa shije.
Ajri i quajtur i lagësht mund të përmbajë deri 7% të avullitujor, një përqindje e tillë varet nga sasia e lagështisë së ajrit dhe temperaturës dhe kufizohet nga trysnia e avullit ujor. Përqindja e dioksidit të karbonit del kohët e fundit shumë e ndryshueshme. Në veçanti veprimtaria e njeriut (industria, ndotja, djegia e karbureve, çpyllëzimet etj..) kanë shkaktuar një rritje të madhe të kësaj përqindjeje qindvjeçarin e fundit, që kaloi nga 280 ppm në vitin 1900 në 315 ppm në vitin 1970 deri në 350ppm (0,035%) vitet e fundit.
Ajri është po ashtu si uji i domosdoshëm për jetën dhe qëniet tokësore.
Ajri, përveç gazrave që përmendëm mësipër, përbëhet edhe prej grimcash, si hi vullkani, pjalm lulesh, lagështirë etj. perbehet edhe nga shume perberes te tjere qe janë azoti,pika te vogla uji etj.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.