Ahmet Nexhdet Sezer (lindi më 13 shtator 1941) është politikan turk dhe presidenti i dhjetë i Turqisë nga viti 2000 deri më 2007. Më parë ai ishte President i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë nga viti 1998 deri më 2000. Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë zgjodhi Sezer si president në vitin 2000 pasi skadoi mandati shtatë vjeçar i Süleyman Demirel. Ai u pasua nga Abdullah Gjyl në vitin 2007.

Fakte të shpejta Presidenti i 10-të i Turqisë, Paraprirë nga ...
Ahmet Nexhdet Sezer
Thumb
Presidenti i 10-të i Turqisë
Në detyrë
16 maj 2000  28 gusht 2007
Paraprirë ngaSüleyman Demirel
Pasuar ngaAbdullah Gjyl
Të dhëna vetjake
U lind më13 shtator 1941
Afjonkarahisar Turqi
Partia politikeI pavarur
Bashkëshortja/etSemra Sezer
ArsimimiFakulteti Juridik i Universitetit të Ankarasë
NënshkrimiThumb
Mbylle

Sezer u bë kandidat për president me përkrahjen e shumë politikanëve të parlamentit. Ai u zgjodh president në zgjedhjet e majit të vitit 2000, duke u bërë kryetari i parë i shtetit i Turqisë që vjen nga një sfond gjyqësor. Ai u betua më 16 maj 2000. Mandati i tij ishte që të skadonte më 16 maj 2007, por për shkak se Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë nuk arriti të zgjedhë një president të ri, ai e mbajti zyrën pro tempore deri më 28 gusht 2007 (Kushtetuta e Turqisë thotë që mandati i një presidenti të zgjatet derisa të zgjidhet një pasardhës).

Jeta e hershme

Sezeri lindi në Afjonkarahisar te Ahmet Hamdi Sezer dhe Hatixhe Sezer.[1] Pas mbarimit të shkollës së mesme më 1958, ai u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Ankarasë në vitin 1962 dhe filloi karrierën e tij si gjyqtar në Ankara. Pas shërbimit të tij ushtarak në Akademinë Ushtarake, ai shërbeu së pari si gjyqtar në Dicle dhe Yerköy, dhe më vonë u bë gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën e Lartë të Apelit në Ankara. Në vitin 1978, ai mori LL.M. në të drejtën civile nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Ankarasë.

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.