pianist shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Agim Krajka (Kavajë, 3 maj 1937 - Tiranë, 1 mars 2021) ka qenë kompozitor dhe muzikant shqiptar.
U lind në Kavajë në gjirin e një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ja ushqeu edhe vetë i ati. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e kompozitorit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; si instrumentist, si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjërë dhe e larmishme, duke përfshirë një periudhë prej katër dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të krijuar, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar shumë pjesë orkestrale për fizarmonikë, që përpbëjnë një dukuri të re në muzikën shqiptare, si nga gjuha melodike, ashtu edhe nga harmonia shumë e pasur dhe moderne për kohën. Kompozoi një pjesë të mirë të valleve të Ansablit Shtetëror, duke u bazuar thellësisht në folklorin e të gjitha trevave të Shqipërisë. Kompozoi dhe mjaft këngë të muzikës së lehtë, të cilat ishin shumë të dashura për rininë, dhe karakterizoheshin për stilin unik dhe modern, si në melodi, ashtu edhe në harmoni e orkestracjon. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90. Drejtoi grupin "Kompleksi ritmik" në disa nga festivalet e para. Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. Kompozoi edhe shumë muzikë për filma, si Njësiti Gueril, Çifti i lumtur, Zonja nga qyteti, Një shoqe nga fshati, "Në pyjet me borë ka jetë", "Lundrimi i parë", "Zëvendësi i grave" dhe "Zemërimi i shkronjave"
I është dhënë titulli Artist i Popullit dhe Nder i Kombit.
Festivali 1 (1961) mori pjesë me këngën e famshme "Lemza" kënduar nga Vaçe Zela
Festivali 2 (1962) mori pjesë me këngën "Djaloshi dhe shiu" të kënduar nga Besnik Taraneshi dhe Vaçe Zela (Çmimi i dytë)
Festivali 4 (1965) mori pjesë me këngën "Ne jemi tre" të kënduar nga Qemal Kërtusha dhe Fiqirete Kapaj (Çmimi i dytë)
Festivali 7 (1968) mori pjesë me këngën "Ylli partizan" të kënduar nga Vaçe Zela dhe Ema Qazimi (Medajla e Argjendtë-ekuivalent i çmimit të dytë)
Festivali 8 (1969) mori pjesë me këngën "Unë dhe shokët e mij" të kënduar nga Justina Aliaj dhe Liliana Kondakçi (Çmimi i dytë)
Festivali 9 (1970) mori pjesë me këngët "Portret heroine" të kënduar nga Alida Hisku e Ema Qazimi dhe "Unaza" të kënduar nga Valentina Gjoni e Justina Aliaj (Çmimi i dytë)
Festivali 10 (1971) mori pjesë me këngën "Ne të dy" të kënduar nga duetet Nevruz Yzeiri-Kleopatra Skarço dhe Sherif Merdani-Justina Aliaj (Çmimi i dytë)
Festivali 11 (1972) mori pjesë më këngën "Udhët janë të bukura" (Kafe Flora) të kënduar nga Lindita Sota (Theodhori) (Çmimi i dytë)
Festivali 12 (1973) mori pjesë më këngën "Hekurudha kënga jonë" të kënduar nga Lindita Sota (Theodhori)
Festivali 13 (1974) mori pjesë më këngën "Dritë ndër sytë e tu" të kënduar nga Tonin Tërshana e Lindita Sota (Theodhori)
Festivali 14 (1975) mori pjesë më këngën "Shoqja ime" të kënduar nga Vera Dervishi e Liljana Kondakçi (Çmimi i dytë)
Festivali 15 (1976) mori pjesë më këngën "Këngët e rinisë" të kënduar nga Luan Zhegu e Alida Hisku
Festivali 17 (1978) mori pjesë më këngën "Çel kjo tokë si trëndafil" të kënduar nga Irma Libohova e Eduard Jubani (Çmimi i tretë)
Festivali 18 (1979) mori pjesë më këngën (Më dhe dritë nga syri yt) të kënduar nga Irma Libohova e Luan Zhegu (Çmimi i tretë)
Festivali 20 (1981) mori pjesë më këngën "Ç'lumturi na dha kjo jetë" të kënduar nga Parashqevi Simaku e Irma Libohova (Çmimi i tretë)
Festivali 21 (1982) mori pjesë më këngën "Ne lindëm në pranverë" të kënduar nga Liljana Kondakçi e Irma Libohova
Festivali 23 (1984) mori pjesë më këngën "Pranë të ndjej kudo" të kënduar nga Irma Libohova e Luan Zhegu (Çmimi i tretë)
Festivali 24 (1985) mori pjesë më këngën "Fjala e parë" të kënduar nga Basri Bushkashi e Fatma Zyberi dhe "Partia ime" të kënduar nga Tonin Tërshana (Çmimi i tretë)
Festivali 25 (1986) mori pjesë më këngën "Ku vajti vallë ai djalë" të kënduar nga Irma e Eranda Libohova (Çmimi i dytë)
Festivali 26 (1987) mori pjesë më këngën "Nuk të harroj" të kënduar nga Irma e Eranda Libohova (Çmimi i parë)
Festivali 27 (1988) mori pjesë më këngën "Të kërkoj" të kënduar nga Irma e Eranda Libohova
Festivali 28 (1989) mori pjesë më këngën "Jetoj) të kënduar nga Parashqevi Simaku (Çmimi i tretë)
Muzikë filmash:
1969: Njësiti Gueril
1975: Çifti i lumtur
1976: Zonja nga qyteti
1978: Në pyjet me borë ka jetë
1980: Një shoqe nga fshati
1981: Zemërimi i shkronjave
1984: Lundrimi i parë
1987: Zëvendësi i grave
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.