From Wikipedia, the free encyclopedia
Çmimi i Madh i Australisë është garë në Formula Një që është pjesë e kampionatit vjetorë në Formula Një. Gara mbahet në Melbourne Grand Prix Circuit në Albert Park në Melbourne. Gara është mbajtur çdo vit që nga viti 1928 për raste të ndryshme të Australisë dhe pastaj që nga viti 1985 u bë pjesë e kampionatit në Formula Një. Gjatë viteve 1985 - 1995 gara është mbajtur në Adelaide Street Circuit në Adelaide, kurse që nga viti 1996 mbahet në Melburn.
Melbourne Grand Prix Circuit | |
Xhiro | 58 |
---|---|
Gjatësia e qarkut | 5.303 km (3.295 milje) |
Gjatësia e garës | 307.574 km (191.110 milje) |
Pilot me më shumë fitore | Lex Davison (gara jo kampionale) (4) Michael Schumacher (4) |
Ekip me më shumë fitore | Ferrari (10) McLaren (10) |
Sezoni i fundit | (2008): |
Piloti fitues | Lewis Hamilton |
Ekipi fitues | McLaren-Mercedes |
Koha e fituesit | 1h 34m 50.616s (194.578 km/h) |
Koha e pol pozitës | 1:26.714 |
Pol - piloti | Lewis Hamilton |
Pol - ekipi | McLaren-Mercedes |
Xhiro më e shpejtë | 1:27.418 |
Xhiro - piloti | Heikki Kovalainen |
Xhiro - ekipi | McLaren-Mercedes |
Çmimi i Madh i Australisë është gara e parë e Kampionatit për çdo vit që nga kalimi i garës në Melburn, në përjashtim të vitit 2006. Gjatë kohës së mbajtur në Adelaide, Çmimi i Madh i Australisë ishte gara e fundit e kampionatit duke e zëvendësuar Çmimin e Madh të Portugalisë. Si garë e fundit e kampionatit Çmimi i Madhë mbajto shumë Çmime të Mëdha Memoriale, veçanërisht ajo e vitit 1986 dhe 1994.
Që nga koha e të qenit pjesë e Kampionatit Botërorë në Formula Një më të suksesëshëm janë piloti gjerman Michael Schumacher dhe ekipi italian Scuderia Ferrari. David Coulthard, Rubens Barrichello dhe Giancarlo Fisichella janë pilotët e vetëm që kanë filluar çdo garë në Melbourne.
Në nëntorë të vitit 2006 ING u bë sponzor i Çmimit të Madh të Australisë me një kontratë tri vjeçare.
Çmimi i Madh i Australisë që nuk ishte pjese e Kampionatit Botërorë në Formula një filloi të mbajë garime të ndryshme automobilistike që nga vitit 1920 duke u bërë një nga garat më të vjetra që kanë mbijetuar deri tani. Sikur dhe Çmimi i Madh i Francës, në të shumtën e kohës gara u zhvendos nga një qark në një tjetër duke kaluar thuajse nëpër tërë Australinë. Gara u mbajt në katër herë , mes viteve 1938 dhe 1958, në qarkun e famshëm garues "Qarku në Mount Panorama". Në vitet e 1950ta Albert Park në Melbourne dy herë ishte nikoqir i garës. Në këtë periudhë Lex Davison fitoi garën katër herë, rekord i cili qëndroi gjer në vitin 2004 kur e arriti gjermani Michael Schumacher. Në vitet e '60-ta gara ishte pjesë përbërëse e Tasman Series që i tërhiqte ekipet udhëheqëse të Fromula Një të asaj kohe ku pilotë ishin Jack Brabham, Denny Hulme dhe Bruce McLaren. Gjatë viteve të '70-ta mbante garat në Formula 5000.
Australia u bë pjesë e Kampionatit në Formula Një në vitin 1985 duke qenë gara e fundit e sezonit. Kjo garë u zhvillua në qarkun rrugorë në Adelaide e që llogaritej si qarku rrugorë më i miri në botë.
Në vitin 1993 biznismeni Ron Walker AC CBE filloi të bashkëpunojë me qeverisësit e Melburnit për të bërë qytetin nikoqir të garës gjë që dhe ia arriti. Gara kaloi në Melburn në vitin 1996. Megjithatë jo të gjithë ishin mirë pritës të garës. Disa protesta u mbajtën nga grupi "Save Albert Park" të cilët deklaronin se gara e bënte parkun publik në një pronë private çdo vit nga një javë.
thumb|250px|Nick Heidfeld dhe Nico Rosberg në kthesën e gjashtë në Qarkun në Albert Park, Melbourne
Bernie Ecclestone, presidenti i menaxhmetit të Formula Një një herë tha se duheshin 10 minuta të bëhej marrëveshje me Melburnin që të bëhej gara e parë e Kampionatit Botërorë në Formula Një që nga viti 1996.
Në garën e parë në Melburn u paraqit fjalia promovuese "Melburni - Sa vend i mirë për Garë" ( en: “Melbourne – What a Great Place for the Race”). Në përcjellje të kësaj gare morën pjesë rreth 401,000 spektatorë që akoma është numër rekord për këtë garë.
Fitore | Piloti | Vitet e fitoreve |
---|---|---|
4 | Lex Davison | 1954, 1957, 1958, 1961 |
Michael Schumacher | 2000, 2001, 2002, 2004 | |
3 | Bill Thompson | 1930, 1932, 1933 |
Doug Whiteford | 1950, 1952, 1953 | |
Jack Brabham | 1955, 1963, 1964 | |
Graham McRae | 1972, 1973, 1978 | |
Roberto Moreno | 1981, 1983, 1984 | |
Alain Prost | 1982, 1986, 1988 | |
2 | Les Murphy | 1935, 1937 |
Bruce McLaren | 1962, 1965 | |
Frank Matich | 1970, 1971 | |
Max Stewart | 1974, 1975 | |
Gerhard Berger | 1987, 1992 | |
Ayrton Senna | 1991, 1993 | |
Damon Hill | 1995, 1996 | |
David Coulthard | 1997, 2003 |
Fitore | Ekipi | Vitet e fitoreve |
---|---|---|
10 | Ferrari | 1957, 1958, 1969, 1987, 1999, 2000, 2001, 2002, 2004, 2007 |
McLaren | 1970, 1986, 1988, 1991, 1992, 1993, 1997, 1998, 2003, 2008 | |
6 | Williams | 1980, 1985, 1989, 1994, 1995, 1996 |
5 | Cooper | 1955, 1960, 1961, 1962, 1965 |
4 | Bugatti | 1929, 1930, 1931, 1932 |
MG | 1935, 1937, 1939, 1947 | |
Lola | 1974, 1975, 1977, 1979 | |
Ralt | 1981, 1982, 1983, 1984 | |
2 | Talbot-Lago | 1952, 1953 |
Maserati | 1956, 1959 | |
Brabham | 1963, 1964 | |
BRM | 1966, 1967 | |
Matich | 1971, 1976 | |
McRae | 1973, 1978 | |
Renault | 2005, 2006 |
Viti | Piloti | Ekipi | Vendi | F1 Australia |
---|---|---|---|---|
2008 | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | Melbourne | 2008 |
2007 | Kimi Räikkönen | Ferrari | Melbourne | 2007 |
2006 | Fernando Alonso | Renault | Melbourne | 2006 |
2005 | Giancarlo Fisichella | Renault | Melbourne | 2005 |
2004 | Michael Schumacher | Ferrari | Melbourne | 2004 |
2003 | David Coulthard | McLaren-Mercedes | Melbourne | 2003 |
2002 | Michael Schumacher | Ferrari | Melbourne | 2002 |
2001 | Michael Schumacher | Ferrari | Melbourne | 2001 |
2000 | Michael Schumacher | Ferrari | Melbourne | 2000 |
1999 | Eddie Irvine | Ferrari | Melbourne | 1999 |
1998 | Mika Häkkinen | McLaren-Mercedes | Melbourne | 1998 |
1997 | David Coulthard | McLaren-Mercedes | Melbourne | 1997 |
1996 | Damon Hill | Williams-Renault | Melbourne | 1996 |
1995 | Damon Hill | Williams-Renault | Adelaide | 1995 |
1994 | Nigel Mansell | Williams-Renault | Adelaide | 1994 |
1993 | Ayrton Senna | McLaren-Ford | Adelaide | 1993 |
1992 | Gerhard Berger | McLaren-Honda | Adelaide | 1992 |
1991 | Ayrton Senna | McLaren-Honda | Adelaide | 1991 |
1990 | Nelson Piquet | Benetton-Ford | Adelaide | 1990 |
1989 | Thierry Boutsen | Williams-Renault | Adelaide | 1989 |
1988 | Alain Prost | McLaren-Honda | Adelaide | 1988 |
1987 | Gerhard Berger | Ferrari | Adelaide | 1987 |
1986 | Alain Prost | McLaren-TAG | Adelaide | 1986 |
1985 | Keke Rosberg | Williams-Honda | Adelaide | 1985 |
Jo pjese e Kampionatit Botërorë | ||||
1984 | Roberto Moreno | Ralt-Cosworth | Calder | 1984 |
1983 | Roberto Moreno | Ralt-Cosworth | Calder | 1983 |
1982 | Alain Prost | Ralt-Cosworth | Calder | 1982 |
1981 | Roberto Moreno | Ralt-Cosworth | Calder | 1981 |
1980 | Alan Jones | Williams-Cosworth | Calder | 1980 |
1979 | Johnnie Walker | Lola-Chevrolet | Wanneroo | 1979 |
1978 | Graham McRae | McRae-Chevrolet | Sandown Raceway | 1978 |
1977 | Warwick Brown | Lola-Chevrolet | Oran Park Raceway | 1977 |
1976 | John Goss | Matich-Repco | Sandown Raceway | 1976 |
1975 | Max Stewart | Lola-Chevrolet | Surfers Paradise | 1975 |
1974 | Max Stewart | Lola-Chevrolet | Oran Park Raceway | 1974 |
1973 | Graham McRae | McRae-Chevrolet | Sandown Raceway | 1973 |
1972 | Graham McRae | Leda-Chevrolet | Sandown Raceway | 1972 |
1971 | Frank Matich | Matich-Repco | Warwick Farm | 1971 |
1970 | Frank Matich | McLaren-Repco | Warwick Farm | 1970 |
1969 | Chris Amon | Ferrari | Lakeside | 1969 |
1968 | Jim Clark | Lotus-Cosworth | Sandown Raceway | 1968 |
1967 | Jackie Stewart | BRM | Warwick Farm | 1967 |
1966 | Graham Hill | BRM | Lakeside | 1966 |
1965 | Bruce McLaren | Cooper-Climax | Longford | 1965 |
1964 | Jack Brabham | Brabham-Climax | Sandown Raceway | 1964 |
1963 | Jack Brabham | Brabham-Climax | Warwick Farm | 1963 |
1962 | Bruce McLaren | Cooper-Climax | Caversham | 1962 |
1961 | Lex Davison | Cooper-Climax | Mallala | 1961 |
1960 | Alec Mildren | Cooper-Maserati | Lowood | 1960 |
1959 | Stan Jones | Maserati | Longford | 1959 |
1958 | Lex Davison | Ferrari | Bathurst | 1958 |
1957 | Lex Davison Bill Patterson |
Ferrari | Caversham | 1957 |
1956 | Stirling Moss | Maserati | Albert Park | 1956 |
1955 | Jack Brabham | Cooper-Bristol | Port Wakefield | 1955 |
1954 | Lex Davison | HWM-Jaguar | Southport | 1954 |
1953 | Doug Whiteford | Talbot-Lago | Albert Park | 1953 |
1952 | Doug Whiteford | Talbot-Lago | Bathurst | 1952 |
1951 | Warwick Pratley | George Reed Special | Narrogin | 1951 |
1950 | Doug Whiteford | Ford | Nuriootpa | 1950 |
1949 | John Crouch | Delahaye | Leyburn | 1949 |
1948 | Frank Pratt | BMW | Point Cook | 1948 |
1947 | Bill Murray | MG | Bathurst | 1947 |
1939 | Alan Tomlinson | MG | Lobethal | 1939 |
1938 | Peter Whitehead | ERA | Bathurst | 1938 |
1937 | Les Murphy | MG | Victor Harbor | 1937 |
1935 | Les Murphy | MG | Phillip Island | 1935 |
1934 | Bob Lea-Wright | Singer | Phillip Island | 1934 |
1933 | Bill Thompson | Riley | Phillip Island | 1933 |
1932 | Bill Thompson | Bugatti | Phillip Island | 1932 |
1931 | Carl Junker | Bugatti | Phillip Island | 1931 |
1930 | Bill Thompson | Bugatti | Phillip Island | 1930 |
1929 | Arthur Terdich | Bugatti | Phillip Island | 1929 |
1928 | Arthur Waite | Austin | Phillip Island | 1928 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.