Zhupania e Sisakut dhe Mosllovaçës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Zhupania e Sisakut dhe Mosllovaçës (Kroatisht: Sisačko-moslavačka županija) gjindet në pjesën qendrore të Kroacisë me një sipërfaqje prej 4,468 km². ISO 3166-2-Code është HR-03
. Qendra e Zhupaninës e Sisakut dhe Mosllovaçës dhe Qyteti më i madh në këtë zonë ndodhet në qytetin e Sisakit. Zhupania e Sisakut dhe Mosllovaçës ka një popullsi prej 185,387 (2001) banorë, 152.196 Kroatë, 21.617 Serbë, 1.137 Boshnjakë, 708 Jevgjit dhe 511 Shqiptarë. Zhupania e Sisakut dhe Mosllovaçës kufizohet në veri me Zhupaninë e Zagrebit, në verilindje me Zhupaninë e Bjellovarit dhe Billogorit, në linjde me Požeško-slavonska županija dhe me Zhupaninë e Brodit dhe Posavinës, në jug me Bosnjë-Hercegovinë dhe në perëndim me Zhupaninë e Karllovcit.
Zhupania e Sisakut dhe Mosllovaçës i përfshin Qytetet Glina, Hrvatska Kostajnica, Kutina, Novska, Petrinja dhe Sisak, gjithashtu Komunat Donji Kukuruzari, Dvor, Gvozd, Hrvatska Dubica, Jasenovac, Lekenik, Lipovljani, Majur, Martinska Ves, Popovača, Sunja, Topusko dhe Velika Ludina.