![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/e/e5/Xhamia_e_Kuqe_1.jpg/640px-Xhamia_e_Kuqe_1.jpg&w=640&q=50)
Xhamia e Kuqe, Berat
xhami / From Wikipedia, the free encyclopedia
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/e/e5/Xhamia_e_Kuqe_1.jpg/320px-Xhamia_e_Kuqe_1.jpg)
Xhamia e Kuqe është një nga xhamitë më të vjetra që ruhet në qytetin e Beratit.[1] Aktualisht gjendet në rrënojat ku ruhet salla e lutjeve me planimetri thuajse katrore dhe para saj ndodhet hajati me pothuajse të njëjtën gjerësi. Minareja është e ndërtuar në anën e majtë. Ajo është e vendosur ndryshe nga të gjitha xhamitë sepse është e kushtëzuar nga prania e mureve të rrethimit. Forma cilindrike e trupi të minaresë pa faqje është një shfaqje shumë e rrallë në arkitekturën e minareve tona. Teknika e ndërtimit e përdorur për muret e objektit është ajo e klausonazhit. Datimi i xhamisë paraqet vështirësi. Për nga teknika e ndërtimit dhe nga vendodhja e saj mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XV. Xhamia i ka shërbyer karvaneve që vinin nga lindja në perëndimi dhe më vonë i ka shërbyer garnizonit turk.