WikiLeaks
From Wikipedia, the free encyclopedia
WikiLeaks është një organizatë e re mediatike, pa qellim fitimi prurëse që publikon dokumenta të fshehta nga burime anonime. Website-i i tij u shfaq në 2006 dhe drejtohet nga The Sunshine Press. Brenda një viti nga dalja në internet, WikiLeaks deklaroi një database që ishte rritur në më shumë se 1.2 milion dokumente. Organizata e ka përshkruar veten si të krijuar nga disidentë kinezë, si dhe nga gazetarë, matematikanë dhe teknologë nga vende si Sh.B.A., Taivani, Evropa, Australia dhe Afrika e Jugut. Julian Assange, një aktivist interneti nga Australia, njihet publikisht si drejtori i WikiLeaks.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Webfaqja | wikileaks.ch |
---|---|
Komercial | Jo |
Tipi i faqes | Arkive dokumentuese |
Pronari | The Sunshine Press |
Krijuar nga | Julian Assange |
Lëshuar më | 4 tetor 2006 |
Gjendja e tanishme | Aktive |
WikiLeaks ka fituar disa çmimi e ndërkombëtare, duke përfshirë New Media Award nga Economist, 2008. Në qershor 2009, Wikileaks dhe Julian Assange fitoi UK Media Award te dhënë nga Amnesty International për publikimin në 2008 të "Kenya: The Cry of Blood – Extra Judicial Killings and Disappearances" (Kenia: Lotët e Gjakut), një raport nga Komisioni Kombëtar i Kenias për të Drejta e Njeriut mbi vrasjet e kryera nga forcat policore në Kenia. Në Maj 2010, New York Daily News renditi WikiLeaks të parin ne renditjen website që mund të revolucionarizojnë lajmet. Rusia shfaqi hapur mbështetjen për WikiLeaks dhe Julian Assange, duke dhënë një deklaratë sipas së cilës Assange duhet të marrë Çmimin Nobel.
Në prill 2010, WikiLeaks publikoi një video nga një incident i vitit 2007 ku civilë irakiane dhe gazetarë u vranë nga forcat amerikane, në një website të quajtur Collateral Murder. Në korrikun e të njëjtit vit, Wikileaks publikoi Ditarët e Luftës në Afganistan, një dosje me më shumë se 76, 900 dokumenta për Luftën në Afganistan të pa publikuara më para në publik. Në tetor, grupi lëshoi një pako me 400.000 dokumenta të quajtura Ditarët e Luftës në Irak. Në nëntor 2010, Wikileaks filloi publikimin dokumentave diplomatike të Departamentit të Shtetit Amerikan.
WikiLeaks u lëshua fillimisht si një faqe wiki të redaktueshme nga përdoruesit, por ka shkuar drejt një faqeje tradicionale me model publikimi, dhe nuk pranon më komente nga përdoruesit apo redaktime. Faqja është e përdorshme në servera të shumtë dhe faqe të ndryshme.