Vrulli
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në mekanikën klasike, vrulli i njohur ndryshe si sasia e lëvizjes (njësia SI është kg·m/s, ose, në mënyrë ekuivalente, N·s) është prodhimi i masës dhe shpejtësisë të një objekti (). Kjo madhësi shpesh njihet si vrulli linear (impulsi linear) për ta dalluar atë nga impulsi këndor. Vrulli linear është një madhësi vektoriale, sepse ka një drejtim dhe një madhësi të caktuar. Impulsi këndor është një madhësi pseudovektoriale sepse ajo merr një shenjë të kundër të tepërt gjatë një rrotullimi të pasaktë. Vrulli i përgjithshëm i një grupi objektesh është konstant, nga ana tjetër nëqoftëse forca të jashtme veprojnë mbi trupat kjo nuk është e vërtetë (ligji i ruajtjes se impulsit).
Vrulli është një madhësi e konservuar, që do të thotë se vrulli i përgjithshëm (sasia e përgjithsme e lëvizjes) i një sistemi të mbyllur (një sistemi që nuk ka ndikime nga forcat e jashtme) nuk mund të ndryshojë. Ky koncept u zhvillua për herë të parë tek ligji i dytë i Njutonit , megjithatë ai është i vlefshëm edhe tek teoria e relativitetit special dhe me përgjithësime të duhura ligji i konservimit të vrullit është i vërtetë edhe në elektrodinamikë, mekanikë kuantike , teorinë kuantike të fushës dhe tek relativitetin e pergjithshem.
Ne literaturen shqipe, specifikisht ne tekstet e gjimanzit dhe ato te nivelit te ulët universitar vrulli (sasia e lëvizjes) zakonisht ngatërrohet me konceptin e impulsit. Impulsi përcaktohet si një ndyshim i vrullit të një trupit. Vrulli nga ana tjetër eshte thjesht produkti i masës së trupit me shpejtësine e tij në një çast të caktuar.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.