Voisava Kastrioti, sipas burimeve të ndryshme edhe me mbiemrat Voisava Muzaka [Shenimi 1] ka qenë një fisnike që me shumë gjasa ka qenë e bija e një princi nga Mirdita. Nga martesa me Gjon Kastriotin, ajo pati nënte fëmije, ku një nga ata ka qenë fisniku i fuqishëm shqiptar i historisë, i shpalluri hero kombëtar Skënderbeu.

Thumb
Vjosava Tribali Kastrioti

Geneaologjia

Si pasojë e mungesës së dokumenteve burimore ka një debat mbi përkatësinë etnike të Vojsaves.

Burime te hershme

Punimet e para që ofrojnë informacion për origjinën e Vojsavës janë:

  • Marin Barleti (1450-1513), historiani shqiptaro-venecian, i cili shkroi në biografine e Gjergj Kastriotit (publikuar në mes 1508-1510), që ajo ishte "e bija e një fisniku shqiptar.[1][2] Nje nje tjeter kapitull, kur flet rreth banoreve te Dibres se Siperme qe mbrojten Svetigradin, ai i quan ata "arbër".
  • Gjon Muzaka,nje fisnik shqiptar nga familja Muzaka, pohon ne Kroniken e tij (te publikuar ne vitin 1510) se "Markezi i Tribalda-s" ishte i lidhur nga nena me familjen Muzaka.[3] Nga jati i saj ajo është gjithashtu arbëre, sepse ne pemën gjnealogjike të Gjon Muzakës, citohet "Dominicus alias Moncinus", i cili është i lidhur nga gjaku me Gjin Muzakën[4]. [5]

Burime moderne

  • Johann Georg von Hahn (1811-1869), nje njohes dhe studies gjerman i kultures shqiptare qe ishte edhe anetar i Akademise Austriake te Shkencave, ka mjaft teza mbi gjenealogjine e Vojsaves ne Albanesische Studien (1854), duke perfshire nje lidhje te mundshme me familjen Branai ose Vranaj.[6]
  • Karl Hopf (1832-1873), historian dhe ekspert gjerman mbi studimet bizantine, ne Chroniques Greco-romanes (1873) konkludon se Vojsava ishte vajza e nje feudali serb nga Pollogu.[7]
  • Fan S. Noli (1882–1965), ne biografine e tij mbi Skenderbeun (1947), adoptoi pikepamjen se Vojsava vinte nga familja Muzaka.[8][9] Harry Hodgkinson, gjithashtu, e konsideron ate nje anetare te familjes Muzaka.[10] megjithese vepra e tij nuk ofron informacione nga ndonje kerkim origjinal modern.[11]
  • Strashimir Dimitrov (1892-1960), akademik bullgar, thote se Vojsava ishte nje vajze e nje bujari vendor bullgar nga Maqedonia.[12]
  • Boban Petrovski (1972-), nje historian modern maqedon, autor i Voisava Tribalda (2006), vepra e vetme rreth Vojsaven dhe gjenealogjine e saj te mundshme, konkludon se Vojsava ishte me origjine sllave, me shume gjasa, vajza e nje fisniku nga "Tribaldet" ne Pollog, qe sundonin para pushtimit osman.[13] Ai ka mjaft teza mbi identitetin e babait te Vojsaves; "Nese familja Branković qeveriste ne te vertete Pollogun ne dekaden e fundit te shekullit te XIV, rritet mundesia qe Vojsava te kete qene vajza e Kesar Grgur/Grgur Branković-it ose ndoshta edhe e Vuk Branković-it."[14]
  • Oliver Jens Schmitt (1973-), profesor i historise se Evropes jug-lindore ne Universitetin e Vjenes, ne biografine e tij Skanderbeg. Der neue Alexander auf dem Balkan (2009) pohon se ajo ishte serbe, nga Brankovićet, e aferme e afert me Mara Brankovićin.[15]

Familja

Vojsava u martua me Gjon Kastriotin,[Shenimi 2] "Zotin e nje pjese te Shqiperise" (dominus partium Albanie). Ajo lindi 9 femije me Gjonin, 4 djem dhe 5 vajza:

Referime

Shenime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.