From Wikipedia, the free encyclopedia
Vitamina A apo beta-karoteni (Retinoli, Akseroftoli) është një vitaminë esenciale, që tretet në yndyrë dhe gjendet në ushqime me prejardhje bimore dhe shtazore. Kjo vitaminë ka një strukturë terpeni dhe ju takon terpeneve por është edhe alkohol. Formula e plotë e retinolit është C20H30O. Është një substancë e fortë me ngjyrë të verdhë. Retinoli është një alkool primar njëvalent, pasi që një grup hidroksidi është i lidhur në një atom karboni, i cili në anën tjetër është i lidhur po ashtu vetëm me një atom karboni.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Retinoli u zbulua në vitin 1909. P. Karrer arriti më 1931 të bëjë prodhimin e pastër të tij nga vaji i mëlçisë së peshkut.
Vitamina A ka pikën e shkrirjes në mes të 62° dhe 64 °C kurse pikën e vlimit në mes të 137° dhe 138 °C. Masa molare është 286,46 g/m.
Në bimë gjendet në formë të beta-karotinës, e cila më tutje në organizëm shndërrohet në vitaminë A. Për këtë arsye beta-karotina quhet edhe provitaminë A. Pasi që beta-karotina vetëm kur është nevoja shndërrohet në vitaminë A dhe për dallim prej kësaj nuk është helmuese edhe në doza të mëdha, duhet ti jepet përparësia në rast të përdorimit të substancave plotësuese ushqyese. Retinoli gjendet në prodhimet e qumështit, në të verdhën e vezës dhe në vajin e mëlçisë së peshkut.
Vitamina A është e nevojshme për disa procese në trupin e njeriut Kështu ajo është e nevojshme për zhvillimin dhe ndërtimin e sipërfaqes dhe brendësisë së lëkurës, për funksionimin e imunitetit, për shikim në errësirë etj.
Sasia ditore e përafërt e nevojshme për trupin e një njeriu për meshkuj është 1mg retinol (diku 3350 IE vitaminë A), për femra është më e vogël 0,8mg retinol (diku 2650 IE vitaminë A). Gjatë shtatzënisë është mirë të rritet sasia në 1,1 retinol (diku 3650 IE vitaminë A), gjatë dhënies gji 1,5 retinol (diku 5025 IE vitaminë A).
Shenjat e mangësisë së vitaminës A janë mungesa e apetitit, lëkura e tharë, pamja e dobësua në errësirë dhe tek fëmijët paraqet ç´rregullime në zhvillim.
Shenjat e tepricave së vitaminës A janë kokë dhimbjet, plogështia, mungesa e apetitit, rikthimi i ushqimit, rënja e flokëve, lëkura e thatë si dhe ç´rregullime pamore (paraqitja e pamjeve të dyfishta)
Femrat shtatzëne assesi nuk bënë që ta teprojnë me sasinë e vitaminës A. Atyre ju rekomandohet të marrin 3 mg retinol (10 000 IE vitaminë A) brenda ditës ashtu që të sigurohen për zhvillimin trupor normal të fëmijës.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.